Politikë

Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq/ Mazhoranca braktis sallën, i moshuari kërcënon se do i godasë me shkop: Ulu...

Debati filloi pas deklaratë së Këshilltarëve të Partisë Socialiste të cilët thanë se nuk do të shpreheshin me vendimmarrje në lidhje me propozimin që duhet t’i dërgohet Parlamentit

F.I
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq/ Mazhoranca
PAMJE NGA MBLEDHJA

MALIQ-Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Maliq për të diskutuar mbi Reformën Territoriale është zhvilluar mes tensioneve dhe debateve. Në rendin e ditës ishte parashikuar miratimi i qëndrimit zyrtar të Këshillit Bashkiak Maliq, për t’ia përcjellë Kuvendit të Shqipërisë në kuadër të procesit të rishikimit të ndarjes administrativo-territoriale.

Por mbledhja zgjati vetëm 20 minuta. Debati filloi pas deklaratë së Këshilltarëve të Partisë Socialiste të cilët thanë se nuk do të shpreheshin me vendimmarrje në lidhje me propozimin që duhet t’i dërgohet Parlamentit.

Kryetari i Këshillit Bashkiak njoftoi mbylljen e mbledhjes, por njoftimi solli tensione në sallë, ku opozitarët përplasën duart në tavolina në shenjë revolte, ndërsa një i moshuar me bastun në dorë kundërshtoi mbylljen e mbledhjes duke iu kërkuar socialistëve të uleshin në vende.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sipas draftit të Reformës Territoriale 2.0, të dorëzuar në Kuvend nga Partia Socialiste, parashikon bashkimin e Bashkisë së Maliqit me atë të Korçës. 

Poll

MOS HUMB