Politikë

SPAK liroi llogaritë e vëllezërve nga Katari për Zvërnecin, Rama: Merr fund çdo shqetësim i atyre që pretendojnë pronën

Lidhur me këtë zhvillim, Rama tha se është një lajm pozitiv, ku sipas tij mund t'i japë një përgjigje përfundimtare dhe pretendentëve të tjerë të pronësisë.

F.I
SPAK liroi llogaritë e vëllezërve nga Katari për
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama nga një konferencë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë, përshëndeti hetimin e SPAK për të hetuar origjinën e pronës ku do të kryhen ndërtimet në Zvërnec. SPAK sot zhbllokoi llogaritë bankare të kompanisë "Albania Land Development" nga Katari e angazhuar për projektin e Zvërnecit. Lidhur me këtë zhvillim, Rama tha se është një lajm pozitiv, ku sipas tij mund t'i japë një përgjigje përfundimtare dhe pretendentëve të tjerë të pronësisë.

Edi Rama: Besoj që i dëgjuat vendimet e qeverisë sot, por kam dalë për një arsye tjetër që nuk ka të bëjë me mbledhjen e qeverisë, por ka të bëjë me një zhvillim që unë e konsideroj shumë pozitiv lidhur me procesin e verifikimit të transaksionit për blerjen e tokës në Zvërnec. Që do të thotë, me sqarimin e plotë dhe përfundimtar të origjinës së fondeve të kaluara përmes bankës dhe me çlirimin përfundimtar të investitorëve, të cilët tanimë janë edhe pronarë. Unë e konsideroj shumë pozitive që SPAK-u ka vendosur t’i mbajë të ngrira fondet pa i lënë të kalojnë te shitësit, për të cilët ka një proces hetimor. Kjo, në këndvështrimin tim, është shumë pozitive për këdo që pretendon pronë në atë territor, sepse tanimë çështja e origjinës së pronës është një çështje që do të mbulohet nga një hetim tërësisht i pavarur dhe profesional përmes SPAK-ut dhe, në të dyja rastet, rezultati do të jetë i padiskutueshëm nga pikëpamja ligjore, ndërsa nga pikëpamja e pretendimeve do t’i japë fund çdo spekulimi e manipulimi.

Më 2 qershor SPAK vendosi nën sekuestro llogaritë bankare të kompanisë “Albania Land Development”, në kuadër të një hetimi për një skemë të dyshuar të tjetërsimit të pronave në zonën e Zvërnecit.  “Albania Land Development” ka blerë tokat mbi të cilat do të realizohet projekti. Këto prona fillimisht ishin në pronësi të Redi Strugës, i cili pas shitjes u emërua një nga tre administratorët e kompanisë, por me të drejtë të kufizuar për firmë. 

Sot, një ditë më pas, Prokuroria e Posaçme liroi sekuestrot e llogarive bankare të vëllezërve nga Katari, Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat. Hetimet dyshohet se lidhen me një mekanizëm të mundshëm për kalimin e pronave shtetërore në duar private.

Poll

MOS HUMB