TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar një ditë pas protestës së djeshme në Tiranë për zonën e Zvernecit. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka publikuar një video ku shfaqet një qytetar protestues që e fyen dhe e kërcënon.
Krah videos, Rama shkruan se Shqipëria do të vazhdojë zhvillimin sipas “kontratës që kemi lidhur për herën e katërt në majin e shkuar me 83 vota”, pavarësisht kundërshtimeve nga qytetarët.
Postimi i plotë i Ramës:
Mirëmëngjes dhe me ndjesën për këtë video-kartolinë të pazakonshme nga “Shqipëria e shqiptarëve”, e duke i siguruar të gjithë se Shqipëria do bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për herën e katërt në majin e shkuar me 83 vota, pavarësisht se ça thonë e ça duan këta shqiptarët që e dinë Shqipërinë pengun e verbërisë së tyre dhe atdhedashurinë podium për të sharë me libër shtëpie tradhëtarët e armiqtë imagjinarë Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë me një përqafim të veçantë për ata të mitë që kanë mbetur akoma peng i një proteste të cilës i ka humbur çdo arsye reale e nisjes.
Vieë this post on Instagram
Një tjetër reagim ka pësuar, ku kryeministri Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku shfaqen pritestues që kanë kanë shkuar jashtë ambienteve të selisë së PS dhe kanë përdorur fjalë fyese ndaj tij. Përmes një reagimi në rrjete sociale, krahas videos, Rama i ka cilësuar ata si mysafirët e paftuar të natës në selinë e Partisë Socialiste dhe që i kujtojnë “Gjermaninë e gjermanëve”.
“Fali Zot se s’dinë se ç’bëjnë thuhet në këto raste”, shprehet Rama në postimin e tij.
Këto reagime vijnë pas tubimit të qytetarëve dhe aktivistëve një ditë më parë dhe për të tretën radhazi, që kundërshtuan projektin në Zvernec, duke shprehur shqetësim për ndikimin e tij në një nga zonat më të rëndësishme natyrore të vendit.
Megjithatë, ky nuk është reagimi i parë i kryeministrit Edi Rama lidhur me protestat e qytetarëve. Një ditë më parë, Rama reagoi me një tjetër postim në rrjete sociale, ku ftoi edhe të paktën 20 protestues për bashkëbisedim. Ndërkohë po gjatë ditës së djeshme, 2 qershor, Rama pati një reagim edhe gjatë konferencës për shtyp me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Kryeministri foli për investimin në Zvërnec, duke thënë se investimi nuk do të ndalet. Gjithashtu, ai u ndal te thirrjet në protestën e qytetarëve dhe iu përgjigj protestuesve: “Populli është ai që flet ditën e zgjedhjeve. Na bashkojnë këngët apo nevoja për të thirrur në kor ‘Edi Rama tqr’...”, tha ai./ZËRI