Aktualitet

SPAK tërhiqet nga Zvërneci, zbllokohen llogaritë bankare të miliarderëve nga Katari

SPAK vendosi fillimisht bllokimin e llogarive në emër të vëllezërve nga Katari, për të nërë verifikime, por më pas sipas burimeve, paratë rezultuan të pastra, të ardhura përmes transferimit të rregullt bankar nga Katari dhe llogarive iu hoq sekuestroja.

zh.ll
SPAK tërhiqet nga Zvërneci, zbllokohen llogaritë bankare të
foto ilustrim: zvernec-spak

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka liruar llogaritë bankare të kompanisë "Albania Land Development" nga Katari e angazhuar për projektin e Zvërnecit. Llogaritë u bllokuan në kuadër të një hetimi pas dyshimeve për një skemë të tjetërsimit të pronave në këtë zonë.

Burimet bëjnë me dije se SPAK ka liruar llogaritë e vëllezërve miliarderë nga Katari, Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat. Të njëjtat burime thanë se lirimi i llogarive u bë për të shmangur përballjet ligjore në Gjykatën e Arbitrazhi. SPAK vendosi fillimisht bllokimin e llogarive në emër të vëllezërve nga Katari, për të nërë verifikime, por më pas sipas burimeve, paratë rezultuan të pastra, të ardhura përmes transferimit të rregullt bankar nga Katari dhe llogarive iu hoq sekuestroja.

Ndërkohë sot, SPAK bëri lëvizjen e radhës duke bllokuar llogaritë bankare të shqiptarëve, të cilët po verifikohen nëse janë pronarë të ligjshëm të tokave apo jo. 

SPAK vendosi nën sekuestro llogaritë bankare të kompanisë “Albania Land Development”, në kuadër të një hetimi për një skemë të dyshuar të tjetërsimit të pronave në zonën e Zvërnecit. “Albania Land Development” ka blerë tokat mbi të cilat do të realizohet projekti. Këto prona fillimisht ishin në pronësi të Redi Strugës, i cili pas shitjes u emërua një nga tre administratorët e kompanisë, por me të drejtë të kufizuar për firmë.

Struga i është nënshtruar kontrollit nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), si pjesë e veprimeve hetimore që po zhvillohen nga SPAK. Hetimet dyshohet se lidhen me një mekanizëm të mundshëm për kalimin e pronave shtetërore në duar private.

Poll

MOS HUMB