Politikë

Shehaj 'vodhi' dokumentin sekret në Kuvend, Braçe: Kreu krim, e goditi me brryl punonjësen dhe nxiti urrejtje ndaj saj

Sipas socialistit, veprimi u Shehajt përbën shkelje të protokollit për ruajtjen e dokumenteve të klasifikuara dhe është një akt kriminal.

zh.ll
Shehaj 'vodhi' dokumentin sekret në Kuvend, Braçe: Kreu
foto ilustrim: erion brace-shehaj largohet me dokumentin

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas incidentit të ndodhur në Kuvend, ku kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i cili rrwmbeu dokumentin klasifikuar që lidhet me marrëveshjen ushtarake mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe e cilësoi marrëveshjen si "më të rëndësishmen ushtarake me SHBA-në në 114 vite të shtetit shqiptar". Sipas socialistit, veprimi u Shehajt përbën shkelje të protokollit për ruajtjen e dokumenteve të klasifikuara dhe është një akt kriminal.

Braçe u ndal edhe te momenti i fiksuar në video, ku një punonjëse e Kuvendit rrëzohet në shkallë teksa ndjek Shehajn, i cili po largohej me dokumentin në duar. Ai dënoi sulmet në rrjetet sociale ndaj punonjëses, duke pretenduar se klima e urrejtjes është nxitur nga vetë Shehaj.

Sipas Braçes, kreu i Partisë Mundësia e shtyu dhe e goditi me bërryl punonjësen për t'u larguar, ndërsa nuk u ndal për t'i dhënë ndihmë pasi ajo u rrëzua në shkallë.

Postimi i plotw i Braçes:

MARREVESHJA ME E RENDESISHME USHTARAKE
ME AMERIKEN NE 114 VITE TE SHTETIT SHQIPTAR;
BANALITETI I PERDITSHEM QE E BEN QESHARAKE POLITIKEN DHE PYETJA 36 VJECARE - KUR DO BEHEMI SERIOZE?;
URREJTJA ONLINE NDAJ NJE NEPUNESEJE PUBLIKE QE DESHMOI SA QESHARAKE ESHTE POLITIKA;
KULTURA E LIGJIT QE NUK EGZISTON NE KETE VEND!
Shkurt;
Marreveshja ushtarake me SHBA eshte marreveshja me e rendesishme ne kete fushe me AMERIKEN ne 114 vite te shtetit shqiptar; deshmon jo vetem nivelin e bashkepunimit ushtarak-jo te gjithe e kane kete, por nivelin e marredhenieve te Shqiperise me partnerin strategjik jetik te saj. Banaliteti “po blejne Samitin e Natos” dhe cdo dizinformim tjeter afermendsh eshte sulm ndaj marreveshjes ne emer te cdokujt qe nuk e do kete marredhenie.
Akti i sotem ne Kuvend, ne shkelje te protokollit te ruajtjes se nje DOKUMENTI TE KLASIFIKUAR - deputeti njihet me te por nuk mund ta disponoj ate, nuk eshte i tij as si i tille, as si kopje, as si foto, ESHTE KRIM; banaliteti i nje deputeti i banalitet i politikes, nuk e relativizon si krim, as e ben te tolerueshem, perkundrazi!
Urrejtja online ndaj nje nepuneseje publike e ngarkuar me pergjegjesi per ruajtjen e nje dokumenti te klasifikuar, eshte nje tjeter krim, per me teper kur ushtrohet nga gra kunder nje gruaje; eshte tmerr. Ka kete deputetin si burim-ai zoteron nje arme urrejtjeje per sulm ndaj kujtdo dhe per mbrojtje te byçes se tij; urrejtja qe perhapi kete here dhe qe behet e gjithkujt ne nivelin e tij, kerkoj te relativizonte krimin e tij, por edhe bulin qe eshte kur ne fillim e shtyn, e godet me brryl per ti ikur dhe as kthehet ti jape ndihme kur ajo copetohet kur bie nga ato shkalle!
Te merresh me pamjet dhe asfare me aktet e nje deputeti, perfshi dhe dhunen ndaj nje gruaje, natyrisht eshte e padrejte, ne kuader te relativizimit te krimit te deputetit!

Çfarë ndodhi me Shehajn?

Teksa në Kuvend zhvillohej seanca plenare, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, mori kopjen e vetme të marrëveshjes me SHBA për pajisjet ushtarake dhe është larguar me vrap për ta lexuar. Në pamjet e bëra publike, Shehaj shihet duke u larguar me nxitim teksa pas tij e ndjek këshilltarja, e cila në nxitim e sipër, rrëzohet nga shkallët. 

Pas incidentit, Partia Socialiste kërkoi marrjen e masës disiplinore ndaj Shehajt dhe referimin e çështjes në SPAK. Socialistët kanë kërkuar përjashtimin e deputetit për 60 ditë, ndërsa Sekretariati i Etikës pritet të mblidhet nesër për të shqyrtuar kërkesën.

Ndërkohë, rreth orës 15:00, në një seancë me dyer të mbyllura, Kuvendi miratoi me 74 votat e Partisë Socialiste marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara për blerjen e pajisjeve ushtarake./ZËRI

Poll

MOS HUMB