Politikë

Shehaj 'vodhi' dokumentin dhe ia mbathi, Rama: Ky tipi, një ballist...Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin

Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Rama ndau pamjet e momentit kur Shehaj vrapon me dokumentin në duar, teksa e cilësoi atë si një “ballist” dhe “hajdut dokumentesh”, teksa 

zh.ll
Shehaj 'vodhi' dokumentin dhe ia mbathi, Rama: Ky tipi, një
foto ilustrim: edi rama-pamje nga momenti kur shehaj largohet me dokumentin

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas incidentit të ndodhur sot në Kuvend, ku kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, mori një dokument të klasifikuar të marrëveshjes me SHBA dhe u largua nga ambientet e Kuvendit. 

Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Rama ndau pamjet e momentit kur Shehaj vrapon me dokumentin në duar, teksa e cilësoi atë si një “ballist” dhe “hajdut dokumentesh”, teksa 

Gjithashtu, kreu i qeverisë shprehu keqardhje për punonjësen e Kuvendit që u rrëzua gjatë ndjekjes së Shehajt, teksa për këtë të fundit, i bëri thirrje prokurorisë që t’i tregojë vendin e përcaktuar nga ligji.

Postimi i plotë i Ramës:

Ky tipi që vjedh një dokument të klasifikuar dhe ia fut vrapit, është një ballist që ngre dhe ul hajdut kë i del përpara, por siç e shihni sot tentoi të ikte me vrap njësoj si ballistët pasi hynin në kotec për të grabitur pula, duke na dëshmuar botërisht se vesi del me shpirtin

Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin e përcaktuar nga ligji për grabitësit e dokumentave të klasifikuar kësaj sorre vjedhacake të mbushur me urrejtje, ndërkohë që i shpreh keqardhje vajzës së pafajshme duke falenderuar Zotin që shpëtoi pa dëme serioze nga rendja në panik pas hajdutit.

Çfarë ndodhi sot me Shehajn?

Teksa në Kuvend zhvillohej seanca plenare, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, mori kopjen e vetme të marrëveshjes me SHBA për pajisjet ushtarake dhe është larguar me vrap për ta lexuar. Në pamjet e bëra publike, Shehaj shihet duke u larguar me nxitim teksa pas tij e ndjek këshilltarja, e cila në nxitim e sipër, rrëzohet nga shkallët. 

Pas incidentit, Partia Socialiste kërkoi marrjen e masës disiplinore ndaj Shehajt dhe referimin e çështjes në SPAK. Socialistët kanë kërkuar përjashtimin e deputetit për 60 ditë, ndërsa Sekretariati i Etikës pritet të mblidhet nesër për të shqyrtuar kërkesën.

Ndërkohë, rreth orës 15:00, në një seancë me dyer të mbyllura, Kuvendi miratoi me 74 votat e Partisë Socialiste marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara për blerjen e pajisjeve ushtarake./ZËRI

Poll

MOS HUMB