Politikë

Reforma territoriale drejt miratimit, Balla: Mund të votohet brenda kësaj jave

Pas muajsh negociatash, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike nuk arritën një dakordësi për një produkt të përbashkët mbi reformën territoriale.

M.K.
Reforma territoriale drejt miratimit, Balla: Mund të votohet brenda
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka lënë të hapur mundësinë që reforma territoriale të rikthehet për shqyrtim dhe votim në Kuvend në një tjetër seancë përpara përfundimit të sesionit parlamentar.

Sipas Ballës, Kuvendi vijon punën edhe gjatë kësaj jave dhe sesioni parlamentar mbyllet të premten, çka lë hapësirë që reforma të kalojë brenda muajit korrik.

Pas muajsh negociatash, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike nuk arritën një dakordësi për një produkt të përbashkët mbi reformën territoriale. Si pasojë, mazhoranca vendosi të ecë e vetme me propozimin e saj për ndarjen e re territoriale, duke e çuar atë për miratim në Kuvend.

Jo pa qëllim kemi investuar përmes e-Albanias për përmirësimin e shërbimeve dhe ofrimin e shërbimeve online. Këto shërbime duhet të ofrohen në mënyrë të tillë që edhe moshat e treta apo të tjerë që nuk i aksesojnë dot këto shërbime, të kenë zyrat e posaçme në çdo fshat dhe në çdo qendër komune,”  tha Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Balla theksoi se deputetët socialistë në komisionin e posaçëm do të vijojnë punën edhe pas përfundimit të mandatit të komisionit dhe dorëzimit të raportit përfundimtar.

“Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, por në rastin konkret deputetët tanë në komisionin e posaçëm të reformës administrative territoriale, pas përfundimit të mandatit të komisionit dhe pas paraqitjes së raportit përfundimtar në Kuvend, tani do të vijmë edhe me propozimet,” u shpreh Balla.

 Balla tha se çështja nuk lidhet me kohën, por me përfundimin e procedurave parlamentare. “Nuk është pjesa e fitimit të hapësirës (kohore). Padyshim që kolegët tanë të komisionit të posaçëm vazhdojnë punën edhe në këtë moment që flasim bashkë dhe besoj që do ta konkretizojmë.” 

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, shtoi se deputetët nuk do të largohen me pushime dhe se një seancë tjetër plenare mund të zhvillohet nëse do të ketë materiale të gatshme për shqyrtim.

“Ne nuk po ikim me pushime. Jemi këtu,” deklaroi Taulant Balla.

Balla sqaroi se vendimi për një seance tjetër plenare i takon kryetarit të Kuvendit.

“Kjo është kompetencë e kryetarit të Kuvendit i cili vlerëson nëse ka çështje ose materiale gati nga puna e komisioneve. Mos harroni asnjëherë që komisionet prodhojnë shqyrtimin e ligjeve, çojnë raportet dhe kryetari i Kuvendit vendos që të ketë apo jo seancë. E vërteta është që ky sesion mbyllet të premten” deklaroi Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Solialiste./ZËRI 

Poll

MOS HUMB