Politikë

Veliaj sërish nga qelia: 'Kafka' më mban prej 2 javësh në burg me porosi të 'Sali fundërrinës'!

Erion Veliaj e cilëson veten edhe njëherë si personazh të Franz Kafkës në librin “Procesi”.

k.m.
Veliaj sërish nga qelia: 'Kafka' më mban prej 2 javësh
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish në rrjetet e tij sociale, duke vazhduar "përballjen" me prokurorin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Ols Dado. Në reagimin e tij, Veliaj e cilëson veten edhe njëherë si personazh të Franz Kafkës në librin “Procesi”, por shton se burgosja e tij ka ardhur me "porosi" nga kryedemokrati Sali Berisha, i cili është gjithashtu nën akuzë nga SPAK. Me detaje tregon edhe përballjen e tij në gjyq me Meriman Palushin, i cili gjithashtu është me masë sigurisë, "detyrim paraqitje".

"Ols Kafka më shikonte si i fortë, duke më bllokuar trotuarin: Kush është Meriman Palushi? Nuk e njoh! Pse s’e njeh? Pra, duhet t’i jap llogari Nesti Kafkës për ata që njoh dhe bëjnë punët e tyre në Tiranë, po duhet t’i jap llogari edhe pse s’i njoh ata që nuk njoh. - More, po nuk e njoh këtë njeri! Zero! Hiç! Fare! Nada! Nichts! Dhe ja ku e pashë këtë njeri për herë të parë në sallë, - rreth 60 vjeç, i gjatë, i thatë, malsor me sedër dukej - kur Ols violina nisi të zgërdhihej me atë mungesën e tij të orientimit në cirkun psiqik, ku më ka futur mua e një dynja të tërë. Meriman Palushi paska marrë leje për shtëpi dykatëshe në katund. Online. Dhe qenka nën akuzë! “Ka ndihmuar aktivitete në Tiranë!”. Unë s’e njoh, ndërsa ai në më njeh, më njeh vetëm nga televizori. E shoh zotin Meriman në sallë, teksa Kafka im i sulej si hienë “thuaje, thuaje!”… I gjori Meriman përsëriste vetëm fjalinë “nuk e kam takuar kurrë Kryetarin e Bashkisë”. Të vërtetën thosh, po kujt ia thosh, një të devijuari nga trutë e kokës në mision për llogari të një fundërrine me emrin Sali."

Më pas u ndal më gjatë tek prokurori i çështjes. 

"Ols Kafka i di të gjithë si vetja - si Andon Ledhi në filmin “Tela për violinë” - laparak lëpirak fut miq dhe ec në jetë, ashtu si kur pa pikë turpi i binte telefonit tim për leje ndërtimi nën kostumin e prokurorit, si kur iu qep shoqes që ta bënte shok armësh në prokurorinë e përgjithshme apo si kur s’iu nda Kol Olldashit të shkretë që ta fuste noter kontenierësh në portin e Durrësit. Njësoj, edhe kur ka marrë drejtësinë me ato notat që qesh gjithë Tirana, edhe kur e kanë futur në SPAK si tip kollovari, në shkelje të ligjit (por, për këtë duhet të flasin institucionet përkatëse). Dhe të kuptohemi drejtë: Unë jam i bindur se në atë institucion, pra në SPAK, ka shumë prokurorë me integritet, që punojnë çdo ditë me ndershmëri dhe profesionalizëm, prandaj dhe Ols violina nuk ka asnjë lidhje me ta."

POSTIMI I PLOTË:

Me gjasë janë kodet e tyre; në këtë gjykatë drejtësia zbatohet në mënyrë që të dënohesh pa faj dhe mundësisht pa e marrë vesh fare”, shkruan Franz Kafka në “Procesin” e tij, i cili u bë tani edhe pasqyrë e jetës time si personazh i kafkës së Olsit. Kritikët e mi ndoshta kanë të drejtë, duhet të fokusohem më shumë te faktet se sa te kafka që më mban prej dy javësh në burg me porosi të Sali fundërrinës, duke më hequr me dhunë nga punët e Tiranës dhe fushata e fitores sonë të katërt. Kush ka jetuar në Tiranën e viteve ’90 i mban mend ata rrugaçët e frustruar të bordurave e të trotuare të cilët, për të treguar forcën, u drejtonin kalimtarëve pyetje idiote, të tipit: Ç’a ke që shef? - thoshte gango. S’po të shoh ty fare, jam në punën time. Ou, po pse nuk më shef, apo të duket vetja garip? Urdhëro! Ç’a ke që s’shef? - dhe afrohej me gjoksin e fryrë dhe vetullën e ngrirë. Ja, fiks kështu më ngjau vetja në bordurën e Erjon Banit ku Ols Kafka më shikonte si i fortë, duke më bllokuar trotuarin: Kush është Meriman Palushi? Nuk e njoh! Pse s’e njeh? Pra, duhet t’i jap llogari Nesti Kafkës për ata që njoh dhe bëjnë punët e tyre në Tiranë, po duhet t’i jap llogari edhe pse s’i njoh ata që nuk njoh. - More, po nuk e njoh këtë njeri! Zero! Hiç! Fare! Nada! Nichts! Dhe ja ku e pashë këtë njeri për herë të parë në sallë, - rreth 60 vjeç, i gjatë, i thatë, malsor me sedër dukej - kur Ols violina nisi të zgërdhihej me atë mungesën e tij të orientimit në cirkun psiqik, ku më ka futur mua e një dynja të tërë. Meriman Palushi paska marrë leje për shtëpi dykatëshe në katund. Online. Dhe qenka nën akuzë! “Ka ndihmuar aktivitete në Tiranë!”. Unë s’e njoh, ndërsa ai në më njeh, më njeh vetëm nga televizori. E shoh zotin Meriman në sallë, teksa Kafka im i sulej si hienë “thuaje, thuaje!”… I gjori Meriman përsëriste vetëm fjalinë “nuk e kam takuar kurrë Kryetarin e Bashkisë”. Të vërtetën thosh, po kujt ia thosh, një të devijuari nga trutë e kokës në mision për llogari të një fundërrine me emrin Sali. Ols Kafka i di të gjithë si vetja - si Andon Ledhi në filmin “Tela për violinë” - laparak lëpirak fut miq dhe ec në jetë, ashtu si kur pa pikë turpi i binte telefonit tim për leje ndërtimi nën kostumin e prokurorit, si kur iu qep shoqes që ta bënte shok armësh në prokurorinë e përgjithshme apo si kur s’iu nda Kol Olldashit të shkretë që ta fuste noter kontenierësh në portin e Durrësit. Njësoj, edhe kur ka marrë drejtësinë me ato notat që qesh gjithë Tirana, edhe kur e kanë futur në SPAK si tip kollovari, në shkelje të ligjit (por, për këtë duhet të flasin institucionet përkatëse). Dhe të kuptohemi drejtë: Unë jam i bindur se në atë institucion, pra në SPAK, ka shumë prokurorë me integritet, që punojnë çdo ditë me ndershmëri dhe profesionalizëm, prandaj dhe Ols violina nuk ka asnjë lidhje me ta. Bashkia e Tiranës jep online mbi 2,000 leje në vit për gjithfarë ndërtimesh, pra janë rreth 20 mijë në 10 vitet që shërbej. Sipas Ols Kafkës duhet të kishim 20 mijë raste “sponsorizimesh” dhe jo aq pak sa të merreshin nën akuzë edhe dy fshatarë, me shtëpi 1 apo 2 katëshe në Yrshek. Por, në botën e Nesti Kafkës barrën e provës e ka ai që akuzohet dhe jo akuzuesi? I dyshuar me status “i dënuar” që në faqe të parë nga një drejtësi e re që mua më dha për hise një ndërtues të inatosur, lëpirës të paepur dhe të fandaksur. E njeh Meriman Palushin? Jo pra, s’e njoh. E po rri brenda ndyrësirë, se kështu është kur një katundari si Merimani i jep leje për shtëpi me bahçe në Yrshek, kurse një prokurori ndërtues i bën naze për lejen e një cope pallati në mes të Tiranës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

Poll

MOS HUMB