Politikë

Gjyqi për shpifje/ Rama: Eh Babale Babale, s’përdridhu! Bardhi: S'merr vesh nga ligji!

Edi Rama shkruan se avokatët e demokratit kanë kërkuar që të mos merren parasysh deklaratat e bëra nga Bardhi. 

k.m.
Gjyqi për shpifje/ Rama: Eh Babale Babale, s’përdridhu! Bardhi:
Edi Rama dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin gjyqësor me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, të cilin e ka kallëzuar për shpifje. Në padinë me objekt "shpërblim dëmi jopasuror", Rama kërkon dëmshpërblim në shumën 1 milionë lekë për shkak të deklaratave publike të Bardhit ku ka përmendur emrin e vëllait të tij, Olsi Rama, si të lidhur me anëtarë të një grupi kriminal.

Pas seancës së sotme, në një postim në rrjetin "X", Rama shkruan se avokatët e demokratit kanë kërkuar që të mos merren parasysh deklaratat e bëra nga Bardhi. Sipas Ramës, avokatët e Bardhit pretendojnë se deklaratat e tij janë të njohura publikisht, e ai vetëm sa i ka përsëritur në publik. Ndër të tjera, kryeministri përmend dosjen "Babale", për të cilën është dënuar për shpifje Ervin Salianji.

"Avokati yne ua ka bere te qarte qe padia eshte e Edi Rames dhe behet fjale per deklaratat e Bardhit per kryeministrin qe ka fshire emrin e vellait nga dosja me prokurore qe pastaj i ka promovuar. Pra gjyqi eshte me Edi Ramen dhe per shpifjet ndaj Edi Rames, prandaj ata duhet te sjellin prova qe te vertetojne theniet e Bardhit. Po natyrisht ata prova s’kane dhe s’perdridhen duke shtyre seancat me llafe boshe. Ju informoj per seancen tjeter. Eh Babale Babale, s’perdridhu s’perdridhu…,"-shkruan Rama. 

POSTIMI I EDI RAMËS:

Një mesazh nga koordinatori juridik i shumë gjyqeve me kënetën. Lexojeni pak: “Sot kishim gjyqin per shpifje me Gaz Bardhin. Avokatet e tij kane kembengulur qe te mos merren parasysh vendimet e penales, sepse medemek ato qe ka thene bardhi jane fakte te njohura publikisht dhe ai thjesht i ka perseritur. Plus ne parashtrime thoshin Ols Rama ashtu e Ols Rama keshtu packa se SPAKU e nxorri qarte fare qe ai s’ka asnje lidhje me akuzat e Bardhit. Megjithate avokati yne ua ka bere te qarte qe padia eshte e Edi Rames dhe behet fjale per deklaratat e Bardhit per kryeministrin qe ka fshire emrin e vellait nga dosja me prokurore qe pastaj i ka promovuad etj etj.. Pra gjyqi eshte me Edi Ramen dhe per shpifjet ndaj Edi Rames, prandaj ata duhet te sjellin prova qe te vertetojne theniet e Bardhit. Po natyrisht ata prova s’kane dhe s’perdridhen duke shtyre seancat me llafe boshe. Ju informoj per seancen tjeter”. Eh Babale Babale, s’perdridhu s’perdridhu…

Nuk ka vonuar gjatë dhe një përgjigje i ka ardhur edhe nga Bardhi. Nga ana e tij demokrati lë të nënkuptohet se në sallën e gjyqit nuk ka ndodhur ashtu siç pretendon kryeministri.

"Koordinatori të paska ngrënë “dardha e mollë” pas shpine! Pyete edhe një herë “koordinatorin juridik” se ose ske kuptuar çtë ka thënë, ose të ka gënjyer! Gjasat janë që ske kuptuar gjë, sepse jo vetëm smerr vesh nga ligji, por këtë periudhë je pak i rënduar psikologjikisht. Ske faj: u bënë shumë dardhë e shumë mollë pas shpine! Deri tek “molla e dardha” e radhës merre qetë, dhe ndaje mendjen kam shpifur për ty apo vlla Olsin!,"-shkruan Bardhi. 

Por pse Rama është në gjyq me Bardhin?

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi kallëzim penal ndaj Gazment Bardhit pasi hetimet e SPAK provuan se vëllai i tij, Olsi Rama nuk ishte i përfshirë në dosjen e laboratorit të kokainës, të njohur si dosja “Xibraka”. Fill pas përfundimit të hetimit nga SPAK, Rama lajmëroi edhe padinë ndaj Bardhit. Ky i fundit kërkoi nga SPAK të rihapë hetimet për Olsi Ramën duke pretenduar se ishte i përfshirë në laboratorin e kokainës në Xibrakë. Olsi Rama u kundërpërgjigj duke thënë se do të padiste për kallëzim të rremë Bardhin. Por siç zbuloi kryeministri Edi Rama, Bardhi nuk kishte bërë kallëzim për Olsi Ramën në SPAK, por vetëm kishte dorëzuar indicie për nisje të hetimit. Tashmë, për këtë çështje, Rama dhe Bardhi janë në gjyq./ZËRI

Poll

MOS HUMB