Video

Olsi Rama dhe Gazment Bardhi 'përballen' në SPAK

Olsi Rama ka pranuar njohjen që kishte me një nga personat e dënuar për laboratorin e drogës në Xibrakë si dhe udhëtimet me makinë, por ka theksuar se nuk ka lidhje me drogën.

F.m
Olsi Rama dhe Gazment Bardhi 'përballen' në SPAK
Olsi Rama dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama ka paditur për kallëzim të rremë kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pasi ky i fundit e akuzoi se ka lidhje me laboratorin e drogës në Xibrakë. Në shkresën e depozitaur, Olsi Rama shprehet se në dalje televizive janë deklaruar fakte të pavërteta, për vepra penalë që ai pretendon se nuk janë konsumuar nga ana e tij. Bardhi i ka kërkuar zyrtarisht SPAK-ut nisjen e hetimeve për vëllanë e kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tij ka indicie që dosja e Xibrakës është hetuar keq nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke lënë mënjanë rolin që ka pasur Olsi Rama. Bardhi kërkon gjithashtu që të hetohen dhe dy prokurorët që kanë ndjekur çështjen asokohe, Olsian Çela dhe Edvin Kondili. Bardhi pretendon se Olsi Rama ka qenë pjesë e grupit të laboratorit të kokainës në Xibrakë, pasi sipas sistemit TIMS, ka pasur udhëtime me personat e arrestuar për këtë veprimtari kriminale. Ndërsa Olsi Rama ka pranuar njohjen që kishte me një nga personat e dënuar për laboratorin e drogës në Xibrakë si dhe udhëtimet me makinë, por ka theksuar se nuk ka lidhje me drogën.

 

Poll

MOS HUMB