VLORË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Kulturës në Vlorë, ku po zhvillon një takim me strukturat e Partisë Socialiste dhe qytetarë të qytetit. Në takimin me Ramën marrin pjesë ministri i Brendshëm, Ervin Demo, Arbian Mazniku dhe drejtuesi politik i Qarkut Vlorë, Blendi Çuçi.
View this post on Instagram
Ndër çështjet e diskutuara është edhe reforma territoriale dhe ndryshimet e mundshme në organizimin e pushtetit vendor. Pas takimitkreu i qeverisë pritet të zhvillojë disa ndalesa në qytet, mes tyre në Lungomare dhe në ish-Parkun Aulona. Në këtë të fundit pritet të prezantojë një nga projektet që parashikohet të zbatohet për transformimin e hapësirës. Axhenda e Ramës pritet të vijojë edhe në territorin e Bashkisë Selenicë, ku janë parashikuar takime të tjera.
Vizita zhvillohet ndërkohë që në Vlorë vijojnë protestat kundër projektit për ndërtimin e Muzeut Hebraik. Tubimet janë shoqëruar edhe me përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë./ZËRI