Politikë

Pagat e gjyqtarëve, reagon Rama: E duan rritjen që nga prilli 2023

Përmes një postimi në platformën “X” Rama pretendon se vendimi nuk lidhet vetëm me rritjen e menjëhershme të pagave të gjyqtarëve me 51 për qind, por edhe me njohjen e shumave të prapambetura që nga prilli i vitit 2023.

M.K.

 

Pagat e gjyqtarëve, reagon Rama: E duan rritjen që nga prilli 2023
edi rama

TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me vendimin e Gjykatës Administrative për pagat e gjyqtarëve duke kundërshtuar mënyrën se si është interpretuar vendimmarrja dhe pasojat financiare që mund të sjellë ajo. Përmes një postimi në platformën “X” Rama pretendon se vendimi nuk lidhet vetëm me rritjen e menjëhershme të pagave të gjyqtarëve me 51 për qind, por edhe me njohjen e shumave të prapambetura që nga prilli i vitit 2023.

Sipas kryeministrit nëse kjo kërkesë do të zbatohej detyrimet financiare do të arrinin në rreth 130.5 milionë euro. Rama e ka cilësuar vendimmarrjen si të pazakontë dhe ka kritikuar atë që e quan ndërhyrje përmes një vendimi gjyqësor në një çështje me pasoja të konsiderueshme për financat publike.

Në reagimin e tij, kryeministri ka theksuar gjithashtu se, nëse kërkesat do të zbatoheshin, gjyqtarët do të përfitonin edhe shuma të konsiderueshme për periudhën e kaluar.

Reagimi i Ramës:

Ndjesë për informimin e pjesshëm mbi kuturisjen e djeshme të Gjykatës Administrative, e cila përmes  sigurimit të parë të padisë në historinë botërore jo për të ndaluar një akt po për të kryer një akt, nuk kërkon vetëm rritjen e menjëhershme të pagave me 51% për gjykatësit, po edhe “të prapambeturat” që nga prilli 2023, sepse sipas tyre pagat duhet t’u ishin rritur që atëherë aq sa duan t’i rrisin vetë tani. Gjeni në tabelën bashkëngjitur sa do të merrte çdo gjykatës personalisht në dorë nesër si shumë të prapambetur, sikur ministri i financave të shkelte ligjin dhe të shkonte pas berihajit të kësaj vendimmarrjeje ekstra-parlamentare.

Pagat e gjyqtarëve, reagon Rama: E duan rritjen që nga prilli 2023/ZËRI

Poll

MOS HUMB