Politikë

Çfarë ndryshon? Nga bonusi i bebes te kufizimi i rrjeteve sociale, Rama njofton masa të reja

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria ka hartuar një plan masash të reja mbështetëse për familjet në nevojë dhe studentët, ndërsa paralajmëroi gjithashtu nisjen e një konsultimi publik për kufizimin e aksesit të të miturve në rrjetet sociale.

zh.ll

Çfarë ndryshon? Nga bonusi i bebes te kufizimi i rrjeteve sociale,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshime në buxhet dhe politikat sociale, duke prezantuar masa të reja mbështetjeje për familjet në nevojë, studentët dhe fëmijët.

Gjatë tryezës së Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, kreu i qeverisë bëri të ditur se bonusi i bebes do të transformohet në një skemë mbështetjeje mujore për fëmijët. Gjithashtu, kreu i qeverisë njoftoi se ndihma financiare për studentët nga familjet në nevojë do të rritet më shumë se dyfish.

“Ne sot kemi në subvencionim nënat e papuna që rrisnin fëmijë të mitur. Në buxhetin e ri kemi vendosur që bonusin e bebes ta transformojmë në skemë mbështetjeje për fëmijët çdo muaj, që të ndikojmë në të ardhurat e familjeve. Po nuk mjafton. Kemi vendosur të rrisim në mënyrë domethënëse, më shumë se dyfish, mbështetjen financiare për studentët që vijnë nga familjet në nevojë, që do të shkojë sa një gjysmë page minimale", tha Rama.

Kreu i qeverisë paralajmëroi edhe një konsultim publik për kufizimin e aksesit të të miturve në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë ngriti si mundësi vendosjen e një kufiri moshe 16 ose 18 vjeç

"Duhet hapur debati se si dhe kur duhet të kufizojmë aksesin në rrjetet sociale të të miturve, deri në çfarë kufiri moshe, 16 apo 18 vjeç, që të mos kenë më asnjë mundësi që të kenë rrjetet e tyre sociale individuale. Ne do të fillojmë një konsultim, siç bëmë në rastin kur na u desh të kufizonim TikTok-un. Do të fillojmë një diskutim me mësuesit, prindërit dhe shkollat për kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit", u shpreh kryeministri./ZËRI

MOS HUMB