TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, ku do të zhvillohet mbledhja e Grupit Parlamentar dhe kabinetin qeveritar. Takimi parashikon sipas axhendës raportime nga drejtuesit kryesorë të mazhorancës dhe do të përmbyllet me fjalën e kryeministrit Edi Rama.
I pari që do të raportojë do të jetë kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili do të ndalet te bilanci i punës së institucionit, duke u ndalur te përdorimi i teknologjisë në funksionimin e Parlamentit, si dhe projektet për godinën e re të Kuvendit. Më pas, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, do të prezantojë analizën e punës së deputetëve gjatë sesionit parlamentar. Në fund të takimit pritet fjala e kryeministrit Rama, i cili do t’u drejtohet deputetëve socialistë dhe kabinetit qeveritar.
Vetë Rama publikoi një pjesë të fjalimit, që pritet, të mbajë sot në mbledhje. Në një video tëpublikuar në “Facebook”, kreu i qeverisë u shfaq duke shkruar fjalimin, ndërsa në sfond dëgjohej kori i protestuesve me thirrjet “Rama, jepe dorëheqjen”.
"Mbledhja fillon në 09:30, por do ishte kënaqësi të ndaja me ju të gjithë reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit të flamingove, ai që ishte se ky që ka mbet është i sorrave dhe i korbave”, tha Rama.
Axhenda:
Hapja e mbledhjes ora 09:30
Niko Peleshi do të paraqesë një bilanc mbi drejtimin e Kuvendit
Taulant Balla, do të bëjë një bilanc të punës së grupit gjatë këtij sesioni parlamentar
Kryeministri Rama - fjalën përmbyllëse
