Politikë

"Rama jepe dorëheqjen!" Protestuesit poshtë dritares, Rama reagon nga zyra: Më ekzalton, kënga ime e preferuar!

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shfaqet në zyrën e tij duke përgatitur fjalimin për mbledhjen Grupit Parlamentar, ndërsa në sfond dëgjohen thirrjet e protestuesve që i kërkojnë dorëheqjen.

zh.ll
"Rama jepe dorëheqjen!" Protestuesit poshtë dritares, Rama
edi rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestat që vijojnë prej 54 ditësh para Kryeministrisë. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shfaqet në zyrën e tij duke përgatitur fjalimin për mbledhjen Grupit Parlamentar, ndërsa në sfond dëgjohen thirrjet e protestuesve që i kërkojnë dorëheqjen.

Në videon e publikuar, Rama thotë se zhurmat nga bulevardi janë "kënga e tij e preferuar".

“Përshëndetje. Nuk e di a e di a e dëgjoni, kjo është kënga ime e preferuar. Jam duke shkruar fjalën për nesër në mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe të qeverisë. Desha të ndaj me ju këtë moment sepse ky kor më ekzalton. Shihemi nesër paradite, mbledhja fillon në 09:30. Do ishte kënaqësi të ndaja me ju të gjithë reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit të flaimgove. Ai që ishte, se ky që ka mbetur është i sorrave dhe korbave”, theksoi Rama.

Ndërsa krahas videos, kreu i qeverisë shkruan: 

"MIRMROMA KA TIRONA E KONTRADIKTAVE
Zhurm zhurm shum shum zhurm
Përgatitje me audio live nga bulevardi
Kush ka interes nesër paradite do jem LIVE".

Ky reagim kreu të qeverisë vjen teksa para godinës së Kryeministrisë po zhvillohet protesta e 54-të e qytetarëve. Qytetarët, të stacionuar para godinës qeveritare, vijojnë me thirrjet dhe kërkesën: "Rama jepe doreheqjen". /ZËRI

Poll

MOS HUMB