
TIRANË- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka dhënë ditën e sotme një prononcim për mediat lidhur me deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama. Në prononcimin e saj, kryetarja e GJK-së, Zaçaj është shprehur se deklaratat pranohen sa kohë janë në kuadër të kritikave. Por shtoi se duhet pasur kujdes për të mos e kaluar kufirin e presionit. Sipas saj, deklarata e bërë dje zyrtarish nga institucioni që ajo drejton, kishte për qëllim që të informonte publikun se Gjykata është e paanëshme dhe e pandikueshme.
"Nuk mund të komentoj më shumë sesa ajo që nxorrëm në një deklaratë për shtyp. Kufiri mbetet deri tek kritika dhe jo tek presioni. Moszbatimi i vendimeve të GJK? Nuk besoj që jemi tek elementi i moszbatimit. Kur kemi pasur mundësi i kemi thënë. Stadi i zbatimit të vendimeve të GJK tregon në fakt stadin e demokracisë. Kemi ende punë për të bërë, por në maxhoritet vendimet tona janë të zbatueshme. Ka vendime të caktuata që politika merr koston e vetë nëse nuk i zbaton. Gjykata funksoinon, Gjykata detyra jonë është të garantojmë publikun që GJK funksionon e pavarur e paanshme. Ne do të bëjmë punën tonë pavarësisht sesi janë interesante palëve të përfshira. Për t'u rikthyer tek çështja, Gjykata doli dje me një prononcim sepse kemi detyrë të informojmë publikun që Gjykata është e paanëshme, mendimet ne i çmojmë por është e rëndësishme që të sigurojmë publikun që ne jemi të pavarur, të paanëshëm dhe do të bëjmë punën tonë pavarësisht palëve që përfshihen në proces,"-tha në fjalën e saj Zaçaj.
Çfarë ka ndodhur?
Unioni i Gjyqtarëve ka kërkuar përsëri rritjen e nivelit të pagave, duke marrë shkas nga rritja që Qeveria i bëri rrogave të administratës. Unioni i Gjyqtarëve e ka depozituar kërkesën në datën 3 Mars 2025 në Gjykatën Kushtetuese, ku aktualisht e ka kaluar seancën paraprake dhe në mes të muajit Qershor pritet të mbahet seanca për shqyrtimin e saj. Unioni i Gjyqtarëve mendon se ka të drejtë të kërkojë këtë rritje të pagave, ndërsa pritet vendimi që do të marrë Kushtetuesja. Por kryeministri Edi Rama e ka kundërshtuar ashpër kërkesën. Dje, erdhi një reagim edhe nga Gjykata Kushtetuese garantoi se ushtrimi i funksionit të saj kushtetues është i pandikuar nga palët politike apo veprimtaritë dhe vendimmarrjet e tyre. Për të njëjtën çështje, reagoi edhe kryedemokrati Sali Berisha. Edhe ky i fundit doli kundër kërkesës për rritjen e pagave të magjistratëve.
-
Berisha dhe Rama bëhen “bashkë” kundër rritjes së pagave të gjyqtarëve
12 Qershor, 16:52 -
-
Rritja e fundit u bë në vitin 2023, paga bazë e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga 118 100 lekë shkoi në 153 000 lekë. Gjykata Kushtetuese u vu në lëvizje nga Unioni i Gjykatave pas një auditimi të KLSH-së në vitin 2020 në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Sipas raportit të KLSH, ligji ishte interpretuar në mënyrë të gabuar, duke u mohuar gjyqtarëve dhe prokurorëve 14 mijë lekë në muaj. Sipas KLSH-së, paga e tyre duhet të ishte 132.100 lekë nga 118.000 lekë që ishte llogaritur.
Ndryshimet ligjore të depozituara nga qeveria në Kuvend ndryshuan kategorinë që do merret si referencë për pagën bazë. U vendos që si referencë nuk do merret paga e sekretarit të përgjithshëm, por paga e presidentit, meqenëse kreu i shtetit duhet të ketë pagën më të lartë në piramidën e shtetit shqiptar. Kështu nga 4 250 00 lek në muaj ose rreth 4 mijë euro që paguhet presidenti, rroga për gjyqtarët dhe prokurorët duhet të jetë sa koeficientit që del nga shumëzim i 0.36 me pagën e e Presidentit të Republikës, konkretisht 153 000 lekë në muaj. Por, ndryshimet ligjore kanë vendosur një kusht, sipas të cilit indeksimi i kësaj page nuk mund të bëhet më vonë se dy vite nga indeksimi i fundit./ZËRI