Politikë

"Kërkesat e protestuesve, nivel i ulët"/ Nga studentët te ligji për tubimet, zbardhen porositë e Ramës në mbledhjen e Grupit të PS-së

Mësohet se gjatë mbledhjes, Rama u ka prezantuar deputetëve socialistë paketën e masave të bërë publike një ditë më parë.

zh.ll
"Kërkesat e protestuesve, nivel i ulët"/ Nga studentët
edi rama

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Socialistë është mbledhur këtë të hënë, në orën 10:00, në Kryesinë e Kuvendit. I pranishëm ishte edhe kryeministri Rama, i cili është larguar nga ambientet e Kryesisë pas përfundimit të mbledhjes.

Mësohet se gjatë mbledhjes, Rama u ka prezantuar deputetëve socialistë paketën e masave të bërë publike një ditë më parë. Gjatë diskutimeve është trajtuar çështja e dëmshpërblimit të bizneseve të dëmtuara nga protestat dhe ndryshimi i ligjit për tubimet. Gjithashtu, Rama ka kërkuar që një vëmendje e veçantë t’u kushtohet studentëve, që nevojat e tyre të reflektohen në paketën sociale që po përgatitet. 

“Nuk biem në nivelin e kërkesave që nuk kanë sens dhe janë të ulëta”, mësohet të jetë shprehur kryeministri ndërsa u kërkoi socialistëve 

Sa i përket situatës në Tiranë, Rama ka theksuar se nuk mund të lejohet dhuna dhe vandalizmi, duke kërkuar vijimin e punës politike dhe të komunikimit në terren. Kryeministri u ka kërkuar gjithashtu deputetëve që të mos neglizhojnë “Praninë Besnike” dhe të shtojnë angazhimin në zonat që mbulojnë. 

Një tjetër çështje e diskutuar ishte buxheti i shtetit 2027, i cili pritet të kalojë për miratim në qeveri gjatë kësaj jave.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Mbledhja e socialistëve vjen mes një klime të tensionuar me protestat e studentëve, si dhe një ditë pasi kreu i qeverisë prezantoi paketën e re ligjore kundër dhunës me 6 instrumente. Masat e propozuara nga kryeministri përfshijnë ndryshime ligjore për tubimet, pjesëmarrjen dhe qëndrimin kur ushtrohet dhunë, masa administrative dhe penale. 

Megjithatë, masat do të duhet të depozitohen në Kuvend përmes firmave të deputetëve të PS-së./ZËRI

Poll

MOS HUMB