Politikë

Protestë jashtë, debate brenda Kuvendit! 'Shkrihen' 15 bashki, 6 qytete të reja, HARTA e re 'ndez' vendin

Reforma e re pritet të miratohet në seancën e sotme plenare, për të cilën duhen 84 vota.

F.I
Protestë jashtë, debate brenda Kuvendit! 'Shkrihen' 15
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Protestë, tensione, përplasje me Policinë, debate mes opozitës dhe mazhorancës në Kuvend...kjo është panorama e zhvillimeve të fundit në vend, ku shkak është bërë projektligji i Partisë Socialiste mbi Reformën Administrativo-Territoriale.  Reforma e re pritet të miratohet në seancën e sotme plenare, për të cilën duhen 84 vota. Por si ndryshon harta e re e Shqipërisë.

Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas, nuk do të jenë më bashki më vete, dhe nga 61 bashki në vend, numri ulet automatikisht në 46.

Sipas propozimit këto bashki do të 'shkrihen':

-Fushë-Arrëz + Pukë → Bashkia Pukë
-Klos + Mat → Bashkia Mat
-Rrogozhinë + Kavajë → Bashkia Kavajë
-Dimal + Berat + Poliçan → Bashkia Berat
-Patos + Fier → Bashkia Fier
-Divjakë + Lushnjë → Bashkia Lushnjë
-Selenicë + Vlorë → Bashkia Vlorë
-Maliq + Korçë → Bashkia Korçë
-Këlcyrë + Përmet → Bashkia Përmet
-Memaliaj + Tepelenë → Bashkia Tepelenë
-Libohovë + Gjirokastër → Bashkia Gjirokastër
-Cërrik + Elbasan + Belsh → Bashkia Elbasan
-Prrenjas + Librazhd → Bashkia Librazhd

Veç bashkimit të bashkive, do të ketë dhe 6 qytete të reja.

Konkretisht, në qarkun e Shkodrës, në Bashkinë Malësi e Madhe, Kastrati do të marrë statusin e qytetit, ndërsa në Bashkinë Vau i Dejës, statusin e qytetit do ta marrë edhe Bushati. Po ashtu ndryshime ka edhe në qarkun e Dibrës, ku në Bashkinë Mat, e cila me hartën e re përfshin edhe Klosin, propozohet që statusin e qytetit ta marrë edhe Ulza. Në Bashkinë Bulqizë, Krasta do të marrë gjithashtu statusin e qytetit dhe do t'i shtohet Bulqizës. Ndërkohë edhe Golemi do të marrë statusin e qytetit, ndërsa në qarkun Lezhë shtohet qyteti Milot. 

Zonat që marrin statusin e qytetit:

• Kastrati → qytet në Bashkinë Malësi e Madhe
• Bushati → qytet në Bashkinë Vau i Dejës
• Ulza → qytet në Bashkinë Mat
• Krasta → qytet në Bashkinë Bulqizë
• Miloti → qytet në Bashkinë Kurbin
• Golemi → qytet në Bashkinë Kavajë

Në orët në vijim pritet votim i hartës e re territoriale me 46 bashki.

Poll

MOS HUMB