Politikë

“Prania Besnike”/ Deputeti i PS takim me banorët e Gjirokastrës, takime edhe në Korçë (FOTO)

Takimet janë zhvilluar në kuadër të “Pranisë Besnike”, nismë e kërkuar nga kryeministri Edi Rama, me synim praninë e deputetëve pranë qytetarëve dhe evidentimin nga afër të problematikave në komunitet.

zh.ll
“Prania Besnike”/ Deputeti i PS takim me banorët e
takime ne korce e gjirokaster

TIRANË- Sot ka ka nisur në të gjithë Shqipërinë "Prania Besnike" e Partisë Socialiste, një nismë që do të zhvillohet çdo të premte, në të njëjtën orë dhe në të njëjtat ambiente.

Në kuadër të kësaj nisme, këtë të premte, deputeti Piro Dhima zhvilloi një takim me banorë të Gjirokastrës, kryesisht të moshuar, të cilët u paraqitën në zyrat e Partisë Socialiste për të ngritur shqetësimet e tyre.

“Prania Besnike”/ Deputeti i PS takim me banorët e
gjirokaster

Gjatë takimit, banorët e Gjirokastrës shprehën pakënaqësitë e tyre dhe renditën problematikat që sipas tyre, prekin pjesën më të madhe të komunitetit. Sipas banorëve, bëhet fjalë për shërbime të munguara, problematika të përditshme me të cilat përballen qytetarët. 

Banorët kërkuan që shqetësimet e paraqitura gjatë takimit të marrin vëmendjen e duhur dhe të mos mbeten vetëm si diskutime. Sakaq, ata kërkuan ndërhyrjen e institucioneve për zgjidhjen e çështjeve që i prekin drejtpërdrejt në jetën e përditshme.

Ndërkohë, edhe deputetët e Qarkut të Korçës kanë zhvilluar këtë të premte takime me banorët në Drenovë, Rajonin 2 në Korçë, Miras, Pogradec dhe Qendër-Bulgarec.

“Prania Besnike”/ Deputeti i PS takim me banorët e
korce

Në takimet me deputetët, qytetarët folën për vështirësitë që hasin në zonat ku jetojnë. Në fokus të problematikave të paraqitura nga qytetarët ishin problemet e fermerëve me shitjen e prodhimeve, mungesa e ujit të pijshëm dhe kushtet e rrugëve, sidomos në fshatra.

Kërkesat e banorëve do të adresohen pranë strukturave dhe institucioneve përkatëse, me synimin që problematikat e evidentuara të marrin zgjidhje.

Takimet janë zhvilluar në kuadër të “Pranisë Besnike”, nismë e kërkuar nga kryeministri Edi Rama, me synim praninë e deputetëve pranë qytetarëve dhe evidentimin nga afër të problematikave në komunitet. "Prania Besnike" u njoftua nga vetë kreu i qeverisë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, duke deklaruar se kjo nismë do të shtrihet në të gjithë territorin e Republikës dhe do të bëhet gjithmonë për sa kohë ai do të jetë kryetar i Partisë Socialiste./ZËRI

Poll

MOS HUMB