Politikë

Përplasja me gazetarin! Braçe: Më zunë pritë, po e kam shtyrë...u sulën drejt meje dhe kolegëve të PS

Socialisti referuar pamjeve të ndara nga përplasja, deklaron se e ka zgjatur dorën për të krijuar distancë me gazetarin pasi i shkoi në fytyrë

F.I
Përplasja me gazetarin! Braçe: Më zunë pritë, po e
Erion Braçe

TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar pas incidentit të ndodhur sot para Kuvendit, ku u përplas me gazetarin Marsel Rupi dhe një qytetar që po filmonte. Braçe me anë të një postimi në rrjete sociale, shprehet se gazetari së bashku me sulmuesin i kishin zënë pritë atij dhe kolegëve të tjerë të PS-së, konkretisht Sara Milës dhe Ervin Hoxhës. 

Socialisti referuar pamjeve të ndara nga përplasja, deklaron se e ka zgjatur dorën për të krijuar distancë me gazetarin pasi i shkoi në fytyrë. Braçe pranon se i është kthyer qytetarit me fjalë të papërshtatshme, pasi e ka sulmuar dhe fyer. 

Erion Braçe:

E kam nisur diten sot ne oren 7:30, kam qene ne zyre, ne Kuvend; kam dale prej aty e kam shkuar ne terren rreth ore 8:30, neper lagjet e 5 ses; jam kthyer serish ne Kuvend e kam pare grupin e sulmuesve prane dyerve te tij, mu sic jane cdo dite e darke ne bulevard; jam ngjitur lart ne zyre e kam pare nje video (e keni ne vijim) ku sulmuesi dhe gazetari, te dy bashke sulmuan dy deputete, Sara Mile e Ervin Hoxha; e keni ketu videon, duket sulmuesi qe shan, fyen ofendon dhe gazetari qe e filmon sipas planit “populli sulmon deputetet”.

Nga dritaret e zyres sime kam degjuar zhurme poshte ne dere te Kuvendit; pas pak, perballe deres se tij kam pare gazetarin dhe sulmuesin bashke, duke biseduar, per nje tjeter plan (e keni videon e tyre ketu); kam dale jashte per te takuar njerez qe po me prisnin; jam kthyer perseri ne Kuvend dhe kam pare ne te njejtin vend gazetarin dhe sulmuesin; i pashe te coheshin dhe te suleshin drejt meje, sic ndaj dy kolegeve te mi dy ore me pare; kam zgjatur doren per te krijuar distance me gazetarin nderkohe qe sulmuesi po vinte ngjitur me te duke share-degjohet ne videon e tij.

I kam thene gazetarit qe e kam respektuar ne cdo rast se kur del ne prite me sulmues nuk ke pune me mua; po e kam shtyre pasi me erdhi ne fytyre; sulmuesi vijonte te shante dhe i jam kthyer me fjale te papershtatshme por te merituara per cilindo qe merr persiper te sulmoje e lincoje nje tjeter njeri, ska pike rendesie mandati, njeri po them.

Me nje ndryshim ketu: nuk i kam thene une nje cilesor qe degjohet vec ai ta thote per veten e tij! Kaq eshte e gjitha. Une vijova punen, kam qendruar ne dere te Kuvendit edhe dy here te tjera per tju pergjigjur njerezve qe me kerkonin, i fundit nje qytetar nga Burreli qe kerkonte ndihme per ilace ne QSUT!

Edhe nje gje; Une e kam te pjese te brendeshme te kerkoj ndjese. Po kujt ti kerjoj ndjese, gazetarit apo sulmuesit? U be kohe qe jane nje, sulmues e te dhunshem, nje! Ndajeni, ose beni gazetarin, ose beni sulmuesin ne prita qe i ben gazetari!
Vo: ketu keni video te sulmit ndaj kolegeve te mi; keni edhe videon e gazetarit dhe sulmuesit bashke, ne prite, ne Kuvend!

Poll

MOS HUMB