Politikë

Pagat e gjyqtarëve në votim, Rama mbërrin në Kuvend, në pritje të votimit (VIDEO)

Rama ka hyrë në ambientet e Parlamentit teksa në foltore ndodhej deputeti Toni Gogu. Pas pak kryeministri është larguar nga salla e seancës, por ka qëndruar në ambientet e brendshme të Kuvendit.

M.K.
Pagat e gjyqtarëve në votim, Rama mbërrin në Kuvend, në
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shfaqur mbrëmjen e sotme në Kuvend, në një moment kur në seancën plenare po zhvillohet diskutimi për projektligjin që parashikon rritjen e pagave të gjyqtarëve.

Rama ka hyrë në ambientet e Parlamentit teksa në foltore ndodhej deputeti Toni Gogu. Pas pak kryeministri është larguar nga salla e seancës, por ka qëndruar në ambientet e brendshme të Kuvendit.

Mbërritja e kryeministrit vjen në prag të votimit të projektligjit, ndërsa seanca plenare vijon diskutimet për ndryshimet e propozuara.

Për miratimin e ligjit nevojiten 84 vota. Sipas propozimit të paraqitur rritja e pagave të gjyqtarëve do të bëhet sipas shifrave të përcaktuara nga Qeveria.

Kryeministri Rama vijon të qëndrojë në Kuvend, në pritje të momentit kur projektligji do të hidhet për votim./ZËRI

Poll

MOS HUMB