TIRANË- Një kompani e përfshirë në një operacion ku u sekuestruan 41 kilogramë kokainë është bërë pjesë e debatit politik në Kuvend. Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi deklaroi se bëhet fjalë për kompaninë AMG Food e cila ka përfituar rreth 1 milion euro nga fondet e programit IPARD.
Bardhi e ngriti çështjen gjatë seancës plenar duke e lidhur rastin me mënyrën se si janë administruar fondet që synojnë mbështetjen e bujqësisë dhe agro-përpunimit.
Sipas të dhënave të paraqitura prej tij AMG Food është krijuar në vitin 2019 dhe është deklaruar përfituese e fondeve IPARD në vitin 2021 ndërsa financimi rezulton të jetë marrë në vitin 2023. Granti i përfituar sipas Bardhit, kap vlerën e rreth 1 milion eurove.
Në deklaratën e tij, Bardhi solli në vëmendje edhe një aktivitet të vitit 2021 kur kryeministri Edi Rama kishte vizituar dhe promovuar kompaninë si një investim të financuar nga fondet IPARD me synim rritjen e sigurisë ushqimore standardeve të prodhimit dhe eksporteve drejt tregut europian.
Deputeti demokrat përmendi gjithashtu një tjetër rast që lidhet me kompaninë. Sipas tij, në mars të vitit 2025 në tregun shqiptar ishte zbuluar një sasi prej 8 tonësh mish pule me salmonelë.
Ndërsa në shtator 2026 vijoi Bardhi, emri i kompanisë u lidh me sekuestrimin e 41 kilogramëve kokainë të cilën ai e përshkroi si pjesë të një aktiviteti kriminal të lidhur me trafik ndërkombëtar droge.
Duke iu referuar këtyre zhvillimeve, Bardhi akuzoi qeverinë se nuk ka kontrolluar në mënyrë efektive destinacionin dhe përdorimin e fondeve publike dhe europiane. Ai kërkoi që më shumë mbështetje financiare të orientohet drejt fermerëve dhe prodhuesve shqiptarë.
Në fjalën e tij, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së e shtriu akuzën edhe përtej këtij rasti, duke pretenduar se paratë e krimit të organizuar kanë depërtuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe se fondet publike e europiane nuk po shkojnë te përfituesit që synojnë programet për bujqësinë.
Reagimi i Gazment Bardhit:
Nuk jeni mësuar të më dëgjoni të flas për ullirin, sepse skandalet e kësaj qeverie i mbivendosen çdo ditë njëra-tjetrës, sa duket sikur jemi mësuar me të keqen dhe aktet si ky i sotmi, për të cilin kam kërkuar të flas, duken si të parëndësishme në krahasim me korrupsionin gjigand dhe copat e mëdha të pasurive kombëtare që ky pushtet grabit çdo ditë.
Por këtë marrëveshje e pashë si një rast të shkëlqyer për të treguar se si korrupsioni vret edhe ullirin, se si krimi i organizuar ka hyrë në çdo qelizë të ekonomisë dhe se si kjo qeveri, në vend që të financojë fermerët e ndershëm dhe punëtorë, shpërndan paratë e taksapaguesve europianë tek trafikantët ndërkombëtarë të kokainës.
Dhe le ta nisim pikërisht nga ulliri.
Ju sillni sot në Kuvend një marrëveshje ndërkombëtare që, ndër të tjera, flet për zhvillimin e sektorit, rritjen e konkurrueshmërisë, zgjerimin e tregtisë dhe promovimin e vajit të ullirit. Dhe kërkoni që kjo marrëveshje të vazhdojë të jetë në fuqi.
Por çfarë vlere ka një marrëveshje që flet për nxitjen e sektorit të ullirit, kur qeveria shqiptare nuk nxit asgjë? Çfarë i duhet fermerit shqiptar një angazhim ndërkombëtar në letër, kur në tokën e tij nuk mbërrin as politika favorizuese, as mbështetja konkrete dhe as paraja?
Janë, të paktën, 100 mijë fermerë që merren me ullirin në Shqipëri. Njëqind mijë familje që mbjellin, punojnë dhe prodhojnë, por për ta nuk ka një skemë kombëtare të dedikuar për ullirin. Nuk ka subvencion të drejtpërdrejtë të dedikuar, sepse vetëm për 5 muaj qeveria i ka dhënë mikut të Kryeministrit 34 milionë euro për të prodhuar armatime që nuk ekzistojnë.
Një raport i majit të këtij viti ngre shqetësime serioze të fermerëve dhe prodhuesve të vajit të ullirit për kosto të larta dhe zero mbështetje. Jo se qeveria nuk ka lekë. Shqiptarët paguajnë taksa të larta, por ne vidhemi në mënyrë të harbuar dhe të pafre nga qeveria.
Një qeveri që ka interes zhvillimin e bujqësisë dhe të prodhimit, që ka interes rritjen e fitimit dhe jo të kostove, ka mundësinë të zbatojë menjëherë frymën e marrëveshjes për ullirin.
Mjafton pak vullnet i mirë për t'u shërbyer vërtet njerëzve punëtorë dhe qeveria mund ta shpallë ullirin prioritet kombëtar dhe strategjik për pesë vjet.
Duket si kohë e largët tani, por gati 20 vjet më parë, Kryeministri Berisha pati vizionin ta shpallte ullirin politikë kombëtare dhe subvencionoi mbjelljen e miliona rrënjëve ullinj.
Këtë kërkojnë sot fermerët dhe prodhuesit, këtë e mbështesin ekspertët dhe këtë politikë favorizuesezbatojnë që nga Italia, Franca, Greqia, deri tek Kroacia apo Mali i Zi, sa për të përmendur vetëm disa prej tyre me skema të posaçme të mbështetjes së sektorit.
Kudo mbështet prodhimi i ullirit dhe i vajit të ullirit, përveç Shqipërisë!
Qeveria mund të heqë TVSH-në për inputet bujqësore, mund të ulë taksat mbi përpunimin.
Qeveria ka të gjithë instrumentet për t'i dhënë fermerit mundësinë të prodhojë ullinj me kosto më të ulët dhe fabrikës mundësinë ta shesë vajin shqiptar me një çmim konkurrues.
Të gjitha këto ju mund t'i bëni shumë thjesht, por ju nuk doni. Sepse prioriteti juaj nuk janë shqiptarët punëtorë, as në sektorin e ullirit dhe as në ndonjë sektor tjetër që nuk ju pasuron ju shpejt dhe nuk e shihni si mundësi për të pastruar paratë e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Po, po, e dëgjuat shumë mirë. Qeveria ka para, por ka zgjedhur të financojë me to Roni Jefetët e vet, ErgysAgasët e vet dhe trafikantët e kokainës. Madje këta i financon edhe me fondet e Bashkimit Europian.
Në këtë foton këtu është e dokumentuar një nga historitëmë të mëdha propagandistike të suksesit rilindas me fondet e Bashkimit Europian për zhvilimin e bujqësisë, me fondet e IPARD-it të famshëm, akoma i bllokuar për shkak të korrupsionit madhor me administrimin e tyre.
Skeda e shkurtër e kompanisë është kjo:
(AMG Food), e krijuar në 2019-ën.
Deklarohet si përfituese nga fondet IPARD në 2021-shin.
Me letra del se financimin e ka marrë në 2023-shin.
Granti, pra fondi dhuratë nga paratë e takapaguesveeuropianë të programit IPARD: rreth 1 milionë euro.
Sponsor publik që në vitin 2021 : kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Në vitin 2021 Edi Rama shkoi personalisht për ta promovuar kompaninë si një prej investimeve të financuara nga IPARD-i, që do të rriste sigurinë ushqimore, standardet e prodhimit dhe mundësinë për të eksportuar në tregun europian.
Në mars 2025, për ta shtuar në skedën e kompanisë,zbulohet hedhja në tregun shqiptar e 8 tonëve mish pule me salmonelë.
Në shtator 2026, në skedën e kompnaisë u përfshiedhe trafiku i kokanës.
Pra, me sponsor publik Kryeministrin e Shqipërisë, qeveria financoi me taksat e qytetarëve të bashkimit europian, një biznes, i cili, bashkë me pulat e ngrira nga Brazili, solli në Shqipëri, tre ditë më parë, edhe 41 kilogramë kokainë.
Pse them sponsor publik për kryeministrin?
Këto foto janë nxjerrë nga një aktivitet i tij publik në vitin 2021, kur propagandonte se fondet e IPARD-it po ndihmonin fermrët, bujqësinë, agro-përpunimin, industrinëe lehtë ushqimore.
Për shkak të punës serioze të policisë belge kundër krimit të organizuar dhe rrjeteve të trafikut ndërkormbtar tëdrogës me rrënjë në Shqipëri, ne sot dimë që kompania e promovuar nga kryeministri dhe e financuar me 1 milionëeuro nga taksat e qytetarëve europianë, është kapur duke sjellë në Shqipëri 41 kilogramë kokainë. Çfarë mund të tëduhet për sponsorizim më shumë sesa prania e kryeministrit në biznes?
Ja ku e keni sot historinë tuaj të suksesit, jo vetëm tëmënyrës abuzive me fondet e IPARD-it. Kjo është edhe pasqyra më besnike e mënyrës sesi në këto 13 vjet qeveria ka bërë gjithçka, ka hapur çdo derë, çdo dritare qëtë fuqizojë krimin, duke i rritur fuqitë ekonomike përmesbizneseve në dukje të ligjshëm dhe të pastër.
Ne kemi parë nga hetimet zyrtare të këtyre viteve të fundit, sesi trafikantët e drogës pastrojnë para në sektorin e ndërtimit me lejet e dhëna nga Edi Rama, tani po shohim sesi paratë e drogës janë futur në çdo sektor tëekonomisë me nevojën akute të pastrimit të qindra milionëeurove çdo vit./ZËRI