
TIRANË- Opozita është kthyer në Kuvendin e Shqipërisë por me debate. Në nisje të seancës plenare, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi iu drejtua kryeparlamentares Elsia Spiropalit e socialistes Klotilda Bushkës, duke iu kërkuar dorëheqjen. Duke marrë shkasë nga vendimi i Gjykatës Administrative lidhur me përjashtimin e deputetëve nga seancat dhe punimet e Kuvendit, Bardhi tha se është shkelur në mënyrë flagrante Kushtetuta e vendit. Ndaj disa herë në fjalën e tij kërkoi "dorëheqje".
DEBATI NË SALLË:
Spiropali: Cili është problemi? Garda të lëvizë nga aty, nuk ka nevojë. Në rregull?
Bardhi: Duhet të dorëhiqeni nga funskionet që mbani se keni penguar opozitën që të mos marrë pjesë në seancat plenare. I keni vënë opozitës kangjella hekuri, forca sigurie, keni futur edhe forcat speciale për të ndaluar deputetët e opozitës. Ti zonjë je përfaqësuese e krimit të organizuar duhet që të dorëhiqesh nga pozicioni yt. Nxirr Gardën jashtë njëherë, bashkë me këtë zonjën e vezëve që është ulur në rresht të dytë duhet të ndjeni turp për atë që i keni bërë kësaj salle. Ti nuk mund të vazhdosh më të jesh e ulur në atë karrike. Jep dorëheqjen!/ZËRI