
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, u rikthye këtë të enjten në seancën plenare të Parlamentit. Por me një mesazh! I veshur si i burgosur dhe me pranga në duar, Sula kishte ngjitur dhe një letër në kostumin e tij.
Pankarta e ngjitur në trup shkruante: Stop dënimit politik!
Teksa seanca nisi, ai u përfshi në debat me kryetaren e Parlamentit Elisa Spiropali, duke mos e lejuar të lexonte rendin e ditës.
"Ju lutem zoti Sula uluni, të vijojmë seancën,"-i tha Spiropali.

Dashnor Sula
Po ashtu, teksa ishte në sallë, Sula u ndau deputetëve të maxhorancës edhe disa letra, por nuk dihet se çfarë shkruhet në to./ZËRI
Poll