
FIER- Ervin Salianji ka reaguar nga burgu i Fierit, pas deklaratës së Albert Veliut, i cili tha se ish-deputeti i Partisë Demokratike nuk ka lidhje me çështjen “Babale”. Veliu tha se Salianjit “i kanë rënë në qafë” dhe kjo është një lojë.
“Loja e Fredit se e imja është lojë e drejtë. Salianji në këtë pjesë nuk ka lidhje fare. Salianjit ia kanë bërë për hakmarrje. Gjithçka që ka thënë është shumë e vërtetë. Mua Agron Xhafa më detyrohet 300 mijë euro se më ka bërë "gol" në Itali. Unë nuk kam folur për një pakt. Tani që ai doli në intervistë po flas edhe unë. Unë e kam bërë burgun për këtë gjë. I kam bërë detyrimet si në Itali si në Belgjikë. E di që Salianjit i kanë rënë në qafë dhe ai nuk ka lidhje fare me këtë punë. Gjithë kjo lojë është bërë nga Fredi Alizoti, ai plera që mbaj unë nga pas. Çfarë i kam thënë unë është shprehur ai? Lekët ia ka dhënë ose Agroni, ose Fatmiri. O ai miku në Austri. Fredi i ka bërë me këta. Me bandën e...”, ka thënë Veliu.
Pas kësaj, ka reaguar Salianji i cili shprehet se Babale ka regjistruar vëllanë e ministrit për pazaret brenda bandës dhe se drejtuesit e PD e deklarojnë që denoncimi ka ardhur në selinë e PD në tetor. Më tej Salianji shton se Rama pretendon se ai ka bërë kallëzim të rremë dhe diktoi dënimin e tij me burg. Salianji shprehet se ai është dënuar sepse ka dëmtuar reputacionin e një të dënuari në Itali me 7.4 vite burg për drogë.
“Edhe një herë faktet vijnë para syve të të gjithëve, me kokfortësi.
Babale si shok dhe ish-skafist i familjes Xhafaj thote se e ka regjistruar ai vellain e Ministrit, për pazaret brenda bandes, gazetari thotë se e ka investiguar ai rastin, autori i emisionit thotë se ai e ka autorizuar, unë si deputet, por dhe gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike deklarojnë që denoncimi ka ardhur në selinë e PD në Tetor, e megjithatë Edi Rama zbuloi se unë kam bërë kallezim të rremë dhe diktoi denimin tim me burg.
Trafikanti i dënuar me 7.4 vite burg nga gjykatat italiane pas një operacioni të DEA Amerikane shkon dhe dorëzohet ditën që unë bej denoncimin, por prokuroria dhe gjykata politike me përbërje ish-përfaqësuesin e PS në KQZ dhe kunatën e zv-kryeministres marrin persipër dënimin me 1 vit burg, pas kallëzimit të trafikantit ndaj meje. Pse? Sepse kam dëmtuar reputacionin e një të denuari në Itali me 7.4 vite burg për drogë, e që po kalonte pushime të gjata jashtë qelie prej mbrojtjes që i jepte vellai me pushtet. Pse? Se kam dashur të rrëzoj qeverinë! E gjitha fabul për publicistikë anti-PD, por karikaturë e shemtuar juridike.
Prova…zero.
Asnjë hetim nga prokuroria, asnjë gjetje, por një farsë ngritur mbi dëshminë e një të dënuari serial si Alizoti, i cili ka telefonuar policinë dhe ka thënë se donte të denohej vetë me 2 vjet burg. Ajo që ka zbuluar prokuroria është që deshmitari i sajuar Alizoti paguhej nga drejtoret e policisë.
Prokuroria ka zbuluar se zeri i publikuar nga PD është i ngjashem me zerin e Xhafajt dhe këtë e verteton JP French, kompani prestigjoze britanike!
Qartazi nuk kemi të bëjmë me proces ligjor. Inkuizicioni spanjoll ishte më serioz në prova e deshmi.
Jam këtu në qelitë e Fierit, për shkak se e kam mundur Ramën në çdo beteje ku më ka dhënë pergjegjësi Partia Demokratike.
Rama fitoi për momentin se hoqi nga rruga një kundershtar, po shoqeria çfarë mori nga kjo?
A do të donit një vend ku denonet denoncuesi dhe trajtohet si viktimë trafikanti, siç e beri Rama disa here deklarimin publik? A pranohet që në një shoqeri, të denohesh pa ligj? A është e pranueshme që kundershtarin politik që nuk e mund dot me votë dhe as e blen dot, ta eleminosh me forma ekstrapolitike?
A i sherben Shqipërisë, a e ndihmon të ardhmen tonë vendosja e një censure me gjykatë, percaktimi se familjarët e pushtetarëve qenkan të paprekshëm, edhe kur kryejnë krime të rënda.
A është kjo drejtësia e re, shpresa e madhe e qytetarëve, reforma që u pershendet me duartrokitje pas mesnate?
A janë krenarë taksapaguesit e vendeve mike që dhanë miliona euro, kur shohin se vendi ku investuan po kthehet ne sulltanat, ku trilli personal i sunduesit është norma, ligji, kushtetuta?”, ka shkruar Salianji. /ZËRI