Politikë

Sërish në protestë para Kryeministrisë/ Pensionistët kërkojnë rritjen e pagesave

Po ashtu, pensionistët paraqitën dhe kërkesat të tjera si ajo e miratimit të minimumit jetik, të statusit të miratorit si dhe rimbursim të ilaçeve.

k.m.
Sërish në protestë para Kryeministrisë/ Pensionistët
Pensionistët në protestë

TIRANË- Pensionistët u mblodhën sërish në protestë, për herë të tretë para Kryeministrisë. Kërkesa e tyre është e njëjta: duan rritjen e pensioneve. Të thirrur nga "Lëvizja Bashkë", pensionistët janë grumbulluar sërish për të kërkuar një pagesë më të mirë mujore për kontributin që kanë dhënë gjatë jetës. Po ashtu, pensionistët paraqitën dhe kërkesat të tjera si ajo e miratimit të minimumit jetik, të statusit të miratorit si dhe rimbursim të ilaçeve.

Disa nga protestuesit, kanë folur për mediat duke u shprehur se kanë shpenzime për ilaçe dhe se shuma mujore që marrin nuk u mjafton.

RRËFIMET E PENSIONISTËVE:

- Kam ardhur nga Gjirokastra, për një pension dinjitoz sepse me 100 mijë lek nuk kemi çfarë të bëjmë. Të blejmë ilaçe? Të përballojmë jetën? Prandaj kemi dalë.

- Unë kam një pension 100 mijë lekë. Nuk me dalin për ilaçe. Prandaj dal edhe protestoj.

- Na ndihmojnë kalamajtë, iu biem kalamajve në qafë.

Edhe sot, gjatë protestës, u kërkua sërish ndihma e një ambulance, për shkak se një nga protestuesit nuk ndjehej mirë.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ndërkohë takime qytet më qytet me qytetarët duke komentuar skemën e pensioneve. Rama fajëson skemën e mëparshme, duke thënë se deri në 2013 ishte vendosur një tavan që pensioni mos ishte më i madh se 240 mijë lekë të vjetra. Po ashtu, "fajëson" edhe bizneset që nuk bëjnë deklarimin e plotë të pagave të punonjësve duke krijuar një hendek në buxhet. Ndërkohë "Lëvizja Bashkë" kërkon që pensioni minimal të jetë 200 euro./ZËRI

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB