
KORÇË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat me kreun e “Lëvizjes Bashkë", Arlind Qori. Teksa zhvilloi një takim me pensionistët në Korçë, Rama foli për premtimet e bëra prej Qorit për këtë grup qytetarësh. Kreu i qeverisë e konsideroi Qorin një ‘sude me gjyslyke’, referuar skemës së famshme piramidale në vitin 1997 në Shqipëri.
“Inat le të na kenë por hakun nuk duhet të na e mohojnë sepse ia bëjnë vetes. Ne e kemi mbështetjen për të vazhduar këtë punë. Ne e hapëm këtë diskutim dhe prandaj dalin tani. Është një sude me gjyslyke që sjell ca pensionistë që dalin në protestë. Dhe vërtetë jam i keqardhur për ata pensionistë sepse dalin të nxitur nga Sudja. Dhe i besojnë kësaj sudje. Një Sude me një maskë me gjyslykë,”- tha Rama ndër të tjera.
Qori zhvilloi një protest pak ditëmë parë përpara Kryeministrisë, bashkë me dhjetëra pensionistë. Ata kërkuan rritjen e pensioneve. Një prej të moshuarve u ndje keq dhe u dërgua në spital me autoambulancë.