Aktualitet

Pensionistët ngrihen në protestë: Duam 400 mijë lekë në muaj! Na ka mbetur të kapim armët...

Ata kërkojnë rritjen e pensioneve deri në minimumi 400 mijë lekë në muaj. Por teksa protestonin, dy prej të moshuarve kanë shfaqur probleme shëndetësore.

k.m.
Pensionistët ngrihen në protestë: Duam 400 mijë lekë
Të moshuarit në ambulancë

TIRANË- Pensionistët janë mbledhur sot për të protestuar para Kryeministrisë për rritjen e pensioneve. Thirrjes që bëri “Lëvizja Bashkë”, iu bashkuan dhjetra të moshuar që kërkojnë rritjen e pensioneve deri në minimumi 400 mijë lekë në muaj. Por teksa protestonin, dy prej të moshuarve kanë shfaqur probleme shëndetësore. Menjëherë është dashur ndërhyrja e ambulancës për t’i shoqëruar të moshuarit për të marrë ndihmën mjekësore. 

Një nga pensionistët u shpreh se po kanë vështirësi në përballimin e shpenzimeve ekonomike, ndaj edhe kërkojnë rritjen e pensioneve. 

"Ne na ka mbetur vetëm të kapim armët, na bënë të mbysim veten. Ne e ndërtuam Shqipërinë. Këta hajdutë na kanë bërë për të mbytur veten. Gruan e kam sëmurë, vajzën e kam sëmurë. Marr vetëm 180 mijë lekë, 4 mijë lekë përfitova nga indeksimi. Më shkojnë 70 mijë lekë ilaçe, kërkoj pension 400 mijë leke, nën këtë pension s’duhet të ketë. Ne e ndërtuam Shqipërinë. Çfarë nuk kemi vuajtur, A ju vjen turp. Presidenti 4 mln, është vetëm 1 kukull, deputetët 3 mln rrogë, por janë në kurriz tonin. Na vjen keq, nëse nuk i mbushet mendja na ka mbetur vetëm të kapim armët. O të na rrisë pensionin, ose të ikin”, tha i moshuari.

Edhe pse dy prej tyre janë larguar nga tubimi me ambulancë, të tjerët vijojnë të qëndrojnë në protestë. Por deri më tani nuk ka asnjë reagim nga institucionet përkatëse lidhur me kërkesat e pensionistëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB