Politikë

Nënshkruhet marrëveshja ndërkufitare Shqipëri-Maqedoni e Veriut

One Stop është marrëveshja më e re, e cila bën të mundur që qytetarët të kenë vetëm një ndalesë në pikat doganore.

F.I
Nënshkruhet marrëveshja ndërkufitare Shqipëri-Maqedoni e
Pançe Toshkovski dhe Besfort Lamallari

SHKUP-Është nënshkruas sot marrëveshja ndërkufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të lehtësuar kalimin ndërkufitar mes qytetarëve të dy shteteve.

One Stop është marrëveshja më e re, e cila bën të mundur që qytetarët të kenë vetëm një ndalesë në pikat doganore. Brenda këtij muaji do të fillojë zbatimi i kësaj marrëveshjeje, fillimisht në doganën Qafë Thanë dhe muajin tjetër në doganën e Bllatës. Janë rreth 4 mijë e 600 qytetarë në ditë në doganën e Bllatës dhe rreth 300 mijë makina që kanë kaluar brenda 5 muajve. Kjo si rezultat i hapjes së rrugës së Arbrit.

“Është fakt që kur keni marrë detyrën si ministër i brendshëm kemi qenë në kontakt. Personalisht keni kërkuar vetë për të ardhur tek kjo marrëveshje që po nënshkruajmë sot dhe ka shumë krenari ndoshta që jemi në vendlindjen tuaj. Në drejtorinë e Policisë Dibër. Kemi nderim të nënshkruajmë një marrëveshje të rëndësishme. Me qëllim që të lehtësojmë jetën e shtetasve tanë. Kalimi me një ndalesë të cilin po e firmosim sot, Maqedonia e implementon me Kosovën dhe Serbinë dhe ka dhënë rezultate të mëdha në lëvizjen e njerëzve dhe mallrave.

Duke patur parasysh numrin e lartë të qytetarëve që lëviznin nga vendi ynë në tuajin dhe anasjelltas, do të jetë shumë e rëndësishme për përmirësimin e lëvizjes së shtetasve të të dyja vendeve. Gjithashtu do t’i shërbejë edhe shoqërive të biznesit. Dhe mendoj që në të ardhmen me këtë liri lëvizje do të ketë përfitim të lartë si për shtetasit tuaj ashtu edhe për shtetasit tanë. Principi “one stop” me një kontroll ndihmon edhe në shkëmbimin e lehtë të informacionit në pikat kufitare. Në fillim implementimi i marrëveshjes do të nisë me “Qafë Thanën” dhe më pas në doganën e Bllatës.

Dhe kjo marrëveshje shpresoj që muajin e ardhshëm të nisë zbatimin, që të dyja vendet tona të arrijnë qëllimet e mira. Falenderim të madh të gjithë punonjësve të policisë të cilët përditë punojnë për qytetarët tanë në të të dyja shteteve. Falënderoj të gjithë grupin e ekspertëve që u angazhuan për hartimin e kësaj marrëveshje. Dhe një falenderim i madh personal për ju ministër që ishit vetë që u interesuat dhe angazhuat për të arritur këtë marrëveshje që po e nënshkruajmë sot”, deklaroi Toshkovski.

Poll

MOS HUMB