Politikë

“Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin!”, Rama nga New York: Nuk bëri më të mirën për të, s’duhej lejuar

Rama u shpreh se ish-Presidenti Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, i cili u dënua me 25 vite burg, ndërsa theksoi se Amerika duhet të kishte bërë më shumë.

F.I
“Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin!”, Rama nga New York: Nuk
Edi Rama

SHBA-Kryeministri Edi Rama gjatë fajlës së tij në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, ka komentuar edhe një herë dënimin e ish-krerëve të UÇK-së me 81 vite burg nga Gjykata e Specializuara për Kosovën në Hagë. Rama u shpreh se ish-Presidenti Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, i cili u dënua me 25 vite burg, ndërsa theksoi se Amerika duhet të kishte bërë më shumë.

Edi Rama: Dua së pari të falënderoj Ilirin dhe Martinin për këtë ftesë bujare. I kërkoj ndjesë gjithëkujt që ndoshta do ndihet disa i shpërfillur, por mund të them se gjëja më e mirë që mund të më ndodhte sot, është të isha ulur krah kumbarit të komunitetit shqiptar, zotit Sal Rusi.Meqë ra fjala për Sal Rusin dhe familjen e tij, më bën të vuaj mungesën e dikujt që ka qenë gjithmonë i ftuar në strehën e tij, ai është në strehën e tij. Ai është Hashim Thaçi, ai nuk është me ne këtu, sepse ky vend e tradhtoi. Sepse Joe Biden që e emërtoi Xhorxh Uashingtonin e Kosovës, e tradhtoi. Edhe pse Gjenerali Klark dhe disa njerëz bënë më të mirën, ky vend nuk bëri më të mirën për Hashim Thaçin. Kur them tradhtuar, është sepse ne si vend i vogël ndihemi miq me SHBA-të, më të mëdhenjtë e më të fortët. Mund të ishte bërë më shumë, duke mos lejuar që kjo farsë të niste. Gjeneral, ju jam mirënjohës për gjithçka keni bërë në kapacitetin tuaj personal.

Edhe më herët gjatë qëndrimit në SHBA, Rama ka deklaruar se Shqipëria do të vijojë t’i qëndrojë në krah Kosovës dhe se të zgjedhurit e popullit do të shprehin qëndrimin e tyre për këtë çështje.

Më 16 shtator katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burgim në total nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burgim, ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me 18 vite, Rexhep Selimi me 13 vite, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vite burgim./ZËRI

Poll

MOS HUMB