Politikë

Në 29 shtator diskutohet 'Territorjalja', Këshilli Bashkiak kërkon pjesëmarrjen e Veliajt, kërkesë SPAK-ut dhe Burgjeve

Në të kundërt, kërkohet që kryebashkiakut t’i mundësohet pjesëmarrja përmes videokonferencës ose një forme tjetër komunikimi të miratuar.

F.I
Në 29 shtator diskutohet 'Territorjalja', Këshilli Bashkiak
Erion Veliaj

TIRANË-Këshilli Bashkiak i Tiranës ka kërkuar pjesëmarrjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në mbledhjen e 29 shtatorit, e parashikuar të zhvillohet në orën 15:00. Në kërkesën drejtuar SPAK dhe Burgjeve, Këshilli kërkon që Veliaj të lejohet të marrë pjesë fizikisht në mbledhje, nëse masat kufizuese që zbatohen ndaj tij e mundësojnë një gjë të tillë. Në të kundërt, kërkohet që kryebashkiakut t’i mundësohet pjesëmarrja përmes videokonferencës ose një forme tjetër komunikimi të miratuar.

Në mbledhjen e 29 shtatorit Këshilli Bashkiak i Tiranës do të diskutojë projektligjin për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore dhe çështje të administrimit të Bashkisë së Tiranës.

Kërkesa:

Këshilli Bashkiak do të mblidhet ditën e martë, datë 29 shtator 2026, ora 15:00, në sallën e Këshillit Bashkiak, për shqyrtimin, mes të tjerave, edhe të pikës 11 të rendit të ditës, ku detyrimi për t’u shprehur me një qëndrim zyrtar ndaj projektligjit “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, i takon si Kryetarit të Bashkisë Tiranë, ashtu edhe Këshillit Bashkiak të Tiranës. 

Nisur nga sa është thënë më sipër dhe referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr. 66, datë 03.11.2025, por edhe duke qenë se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, ju kërkojmë që, nëse ndaj tij janë duke u zbatuar masa kufizuese, të vlerësohet:

• lejimi i përkohshëm për pjesëmarrje fizike,

Ose, nëse kjo nuk është e mundur,

• mundësimi i pjesëmarrjes së tij nëpërmjet një modaliteti të përshtatshëm komunikimi (online, videokonferencë apo formë tjetër të aprovuar).

Këshilli Bashkiak është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht për çdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike të institucioneve tuaja, me qëllim garantimin e një procesi ligjor, transparent dhe funksional.

Ju lutemi të na informoni me shkrim mbi vendimmarrjen tuaj, duke patur parasysh rëndësinë e respektimit të funksioneve institucionale dhe të të drejtës së Kryetarit të Bashkisë për të raportuar para Këshillit Bashkiak.

Poll

MOS HUMB