
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Tiranes me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet i Shqipërisë, kreu i qeverisë tha se kryebashkiakut iu "pre kontratat me qytetarët" duke iu referuar arrestimit të tij. Po ashtu, në fjalën e tij, kryeministri tha se në procesin e hetimiet ndaj kryebashkiakut, një dëshmitar është intimiduar duke iu përmendur i ati. Por zgjodhi që të mos e zbulonte identitetin e tij.
"Në fund, thuhet se i hetuari nuk ndjen pendesë… Në procesin e deritanishëm jam dëshmitar për intimidim të personave, janë intimiduar njerëz që më kanë bërë të mendoj për kohën kur unë jam marrë nga policia, kur jam futur në makinë, jam çuar në një repart a rajon, dhe më është folur për turpin që duhej të ndjeja që po tradhtoja babanë. Një njeriu në atë hetim i është përmendur i ati që është punonjës në shtet duke i thënë ‘mirë është ta nderosh babanë’. Ku jemi këtu? S’ka lidhje me fajësinë apo pafajësinë e Erionit…,”-tha Rama.
Ndër të tjera, e cilësoi edhe si krejtësisht jo normal arrestimin e Veliajt vetëm tre muaj para zgjedhjeve, por edhe akuzën që SPAK ka ngritur dhe po heton ndaj kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka. Ndër të tjera Rama tha se Bushka e ka marrë vesh që është në hetim nga mediat, dhe jo nga prokurori, madje as nuk është marrë në pyetje. Sipas tij, të gjitha këto ngjarje nuk janë shenja aspak të mira dhe se kjo nuk është republikë prokurorësh.
“Kryetarja e Komisionit të ligjeve ka kërkuar të dëgjohet në Grupin Parlamentar, sepse e ka dëgjuar nga TV, jo nga prokurori. Nga gazetarë specialë që kanë dokumente që nuk i kanë as të akuzuarit që është person i dyshuar, kryetarja e Komisionit të Ligjeve. Që të jetë një person i dyshuar që e merr vesh nga TV që është në aktakuzë dhe të mos jetë pyetur asnjëherë… çfarë është kjo? Këto nuk janë shenja aspak të mira dhe dua të shpresoj që janë shenja që nuk lidhen me simptomat e një sëmundje vetëkënaqësie. Kjo s’është republikë prokurorësh. Do ishte autogoli më i madh,”-shtoi Rama.
Fjalimin e tij, që zgjati thuajse 30 minuta, Rama e mbylli me premtimin se do të jetë bashkë më skuadrën e Tiranës në këtë fushatë, pas arrestimit të Erion Veliajt tre muaj para zgjedhjeve. Kështu la të kuptonte se mund të jetë kandidat për deputet në Tiranë më 11 maj.
PJESË NGA FJALA E PLOTË E RAMËS:
Jemi në një paradosks sepse mungon kryetari i Bashkisë, i zgjedhur nga çerek milionë zgjedhës, për të drejtuar kryeqytetin dhe për të realizuar një kontratën të tijën me qytetarë e Tiranës. Kjo kontratë u ndërpre, nga dikush që unë personalisht nuk e njoh as për fytyrëe. Kush zgjidhet ka një llogari të përvitshmë për të dhënë. Kush zgjedh ta marri pa gjyq dhe ta mbylli në një dhomë paraburgimi nuk është e qartë për mua se përpara kujt jep, por jo para qytetarëve që kanë zgjedhur kryetarin e Bashkisë. Nuk e di nëse Erioni është i pafajshëm apo fajtor. Por ka të drejtën e prezumimit të pafajsisë. Ne kemi zgjedhur që të mos komentojmë edhe kur kryetari i Bashkisë së Tropojës është marrë nga zyra dhe është mbyllur në shtëpi dhe i është ndaluar që të zbatojë kontratën me zgjedhësit, por pa gjyq. Mund të vazhdoj me raste të tjera. I kemi konsideruar lajthitje në objekt duke qenë të bindur se koha dhe reflektimi i brendshëm i institucioneve të reja do të bëjnë të tyren pa pasur nevojë që ne të flasim. Por ajo që ka ndodhur dje ka kaluar çdo limit.
Nuk dua të sjell shembuj nga Europa por dua të them që paraburgimi është një fenomen sui generis me të cilin ballafaqohemi ne këtu. Ne nuk kemi asnjë diskutim në domosdoshmërinë për ta vazhduar këtë luftë kundër korrupsionit. Sot jemi në kushtet kur gjendemi para një çështje kur nuk kemi akuzë për korrupsion por kemi një hetim për një person. Nuk është hetuar një akuzë për korrupsion, jeta e një njeriu dhe e familjes së tij si rezultta i një novele anonime e depozituar në shkurt të vitit të kaluar. E kam të pamundur që të mos e lidh faktin që përndizet një situatë, zhvillohet një lincim publik dhe hiqet koka nga shpatulla e kryeqytetit 3 muaj para zgjedhjeve. Për mua kjo nuk është normale. Nuk ka një fraglancë dhe një krim, urgjencë, rrezik shoqëror, ka një hetim për jetën e kryetarit të Bashkisë. Sot vetëm një idiot mund të na thotë ne e kontrollojmë drejtësinë. Por ama krejtësisht të bindur se kjo është rruga e duhur.
Unë sfidoj të bëjnë një kërkim e të gjejnë një forcë politike në Europën Lindore që në 5 vite rrjesht ka qepur gojën e vetëm ka thënë ecni përpara, godisni majtas e godisni djathtas. Ka marrë kosto shumë të mëdha nga drejtësia. Nuk ka. Nëse Erjon Veliaj dhe e shoqja kanë blerë 800 mijë euro fustanë e bizhuteri nuk kemi çfarë diskutojmë. Por kemi të drejtë të kërkojmë provat. Kemi të drejtë të themi që ndërkohë hedhja e kësaj shifre në mexhelis është e qëllimshme për të ekzaltuar masën që kërkon gjak.Kryetari i Komisionit të Ligjeve më ka kërkuar, ose ka kërkuar të dëgjohet nga grupi parlamentar. Pse? Sepse e ka dëgjuar nga Tv, jo nga prokurorët, por Tv, gazetarë special që disponojnë dokumente që nuk i kanë as të akuzuarit, se është person i dyshuar. Kryetari i komisioni të ligjeve?! Jo se mund të mos jetë i dyshuar, por të jetë person i dyshuar dhe e merr vesh nga tv se emri i figuron në akt akuzë e të mos jetë pyetur asnjëherë. Ej.. Cfarë është kjo? Të mos i jetë dhënë asnjëherë e drejta e fjalës. Këto nuk janë shenjas aspak të mira. Unë dua të shpresoj që nuk janë shenja që lidhen me simtomat e një sëmundjeje vetëbesimi. E dua të besoj tek ajo që kam thënë. E i qëndroj se kjo nuk është republikë prokurorësh që është në materializimin e saj përfundimtar sepse do të ishte autogoli më i madh që në vullnet të mirë dhe me sy mbyllur do të bënim duke transformuar drejtësinë. Jemi në një paradoks sepse mungon kryetari i bashkisë i zgjedhur nga çerek milionë zgjedhës për të drejtuar kryeqytetin dhe për të realizuar një kontratë të tijën dhe të forcës tonë politike me qytetarët e Tiranës. Dyshimi i arsyeshëm është që kjy veprim është jashtë shinave kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Ne sot, vetëm një idiot mund të na thotë që kontrollojmë drejtësinë. Vetëm një i pafytyrë thotë që nuk i kemi dhënë drejtësinë gjithë pavarësinë që nuk e ka pasur që nga shpallja e pavarësisë në 1912-ën. Të bindur se kjo është kthesa e vërtetë për Shqipërinë dhe fëmijët tanë nesër, që askush të mos jetë mbi ligjin, sot konstatojmë se jemi përballë një sfide tjetër. Pavarësia e arritur duhet të garantojë dhe të garantohet nga profesionalizmi dhe standardet demokratike për garancitë dhe liritë e të drejtat e kujtdo. Prezumimi i pafajësisë nuk thuhet sa për të larë gojën në fund të një aktakuze thuajse 400 faqe, ku flitet deri për persona që nuk kanë shfaqur pendesë. Çfare prezumimi pafajësie njeh ti kur thua se personi që po akuzoj nuk ka shfaqur pendesë. Ku jemi këtu? Nivelin e pendesës e gjykon vetëm gjykatësi. Nuk ka pendesë që mund të bëhet shkak për të rënduar pozitën e personit nga ai që e akuzon. Kjo ka ndodhur, por në një kohë tjetër, kur hetimet bëheshin me direktiva nga Sigurimi i Shtetit. Atëherë ka ndodhur për kriminelë apo njerëz që duheshin nxjerrë si kriminelë domosdoshmërisht. Për çfarë e shkruajnë atë në fund. Jemi në një situatë delikate, jo për ne në aspektin politik, jo në aspektin e raportit tonë me drejtësinë. Nuk më takon mua dhe ne dhe nuk do dëgjohet që Erioni është apo jo i fajshëm, kjo është e drejtësisë. Por ne duhet të ngrejmë shumë pikëpyetje jo vetëm për këtë rast, por për shumë raste të tjera në vijim, duke e mbështetur drejtësinë, por duke kërkuar të drejta
vijon...