Politikë

Konferenca e dytë ndërqeveritare, Peter Szijjarto: Hungaria e përkushtuar për të shoqëruar Shqipërinë drejt BE

Më tej ai tha se procesi është i vështirë dhe Hungaria do të ofrojë trajnim për 50 pjesëtarë të administratës shqiptare.

I.F
Konferenca e dytë ndërqeveritare, Peter Szijjarto: Hungaria e
Peter Szijjarto

LUKSEMBURG- Gjatë koneferencës ndërqeveritare Shqipëri-BE, ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó, tha se vendi i tij do të qëndrojë krah Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Më tej ai tha se procesi është i vështirë dhe Hungaria do të ofrojë trajnim për 50 pjesëtarë të administratës shqiptare.

"Shqipëria ka ecur shumë mirë kur vjen puna për përmbushjen e kushteve që ka vendosur BE, që të ketë mundësi të çelë kapitujt e negociatave. Është nder dhe privilegj, që nisja e negociatave për Shqipërinë, nis gjatë presidencës hungareze te BE. Janë gjashtë grupkapituj që duhen të negociohen tej e tej. Procesi përgatitor është vërtet  i vështirë, kompleks dhe e dimë se përvoja ka shumë rëndësi. Hungari do të ofrojë trajnim për 50 pjesëtarë të administratës së Shqipërisë. Jemi të vendosur për të zhvilluar një politikë të mirë, të fqinjësisë së mirë. Procesi i integrimit në BE i Ballkanit Perëndimor e bën rajonin më të zhvilluar, më me stabilitet dhe më të sigurt. Hungaria e përkushtuar për të shoqëruar Shqipërinë drejt BE", tha ai.

Sot Shqipëria do të të çelë negociatat me Bashkimin Europian për kapitujt themelorë. Sipas agjendës zyrtare në takim përfshihet hapja e pesë kapitujve:

-Funksionimi i institucioneve demokratike

-Reforma e administratës publike-

-Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore

-Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria

-Kriteret ekonomike

-Kapitulli 5 – Prokurimi publik

-Kapitulli 18 – Statistikat

-Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi kandidatit për në BE në qershor 2014. Ndërsa në mars të 2020 Shqipëria mori aprovimin për hapjen e negociatave dhe në korrik të 2022 BE mbajti konferencën e parë ndërqeveritare me vendin tonë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB