Politikë

Konferenca e dytë ndërqeveritare, Rama: Agresioni rus në Ukrainë shërbeu si zile zgjimi për BE

Rama tha se agresioni rus, shërbeu si një zile zgjimi për BE-në.

I.F
Konferenca e dytë ndërqeveritare, Rama: Agresioni rus në
Edi Rama

LUKSEMBURG- Sot mbahet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, kryeministri Edi Rama tha nga Luksemburgu se kjo është një ditë historike për Shqipërinë. Rama tha se agresioni rus, shërbeu si një zile zgjimi për BE-në.

"Jam i lumtur që jam këtu, në vijim të një seance emocionale dhe të suksesshme që e sjell Shqipërinë më pranë BE, mund të mos duket e këshillueshme, jam me dy hungarezë që mund t’ju them që ndihesh mjaft mirë dhe i sigurt, përveç presidencës hungareze që ka luajtur një rol të rëndësishëm. Faleminderit Varhelyi që na ka mbështetur për 5 vite të gjata dhe sifduese dhe jo fort të lehta, qëndroj këtu, është me të drejtë një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët, nuk na duhet një kujtesë e rëndësisë për të punuar së bashku, është e vërtetë në këto kohëra sfiduese ku një mori krizash na janë qasur me nevojën për tu bërë më pranë dhe qëndruar të gjithë së bashku dhe nevojën e mirëfilltë për t’u përballur me veten. Për fat të keq dhe këtë nuk e shmang dot pa e thënë, kjo ishte me ndihmën e Putin që ky proces mori një shpejtësi të re pas agresionit të tij në Ukrainë, shërbeu si një zile zgjimi", tha Rama. 

Sot Shqipëria do të të çelë negociatat me Bashkimin Europian për kapitujt themelorë. Sipas agjendës zyrtare në takim përfshihet hapja e pesë kapitujve:

-Funksionimi i institucioneve demokratike

-Reforma e administratës publike-

-Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore

-Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria

-Kriteret ekonomike

-Kapitulli 5 – Prokurimi publik

-Kapitulli 18 – Statistikat

-Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në prill 2009 dhe iu dha statusi kandidatit për në BE në qershor 2014. Ndërsa në mars të 2020 Shqipëria mori aprovimin për hapjen e negociatave dhe në korrik të 2022 BE mbajti konferencën e parë ndërqeveritare me vendin tonë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB