Politikë

42 kuti u hapën në Dibër! Kujt i janë vjedhur votat,? Gjunkshi rikuperon 17 vota, Spahiut i hiqen 49 vota

Procesi ka nxjerrë edhe lëvizjet e votave mes kandidatëve.

k.m.
42 kuti u hapën në Dibër! Kujt i janë vjedhur votat,?
Pamje nga numërimi

TIRANË- Që prej mëngjesit nisi procesi i rinumërimit për votat preferenciale të Partisë Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madheshtore për qarkun e Dibrës. Rinumërimi i 42 kutive, nisi pas një vendimi të marrë nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, pas pretendimit të kandidatit demokrat për deputet, Xhemal Gjunkshit. Procesi ka nxjerrë edhe lëvizjet e votave mes kandidatëve.

Nga rinumërimi rezulton se Xhemal Gjunkshit i janë marrë 17 vota nga brenda Partisë Demokratike. Ndërsa Ismail Ukës i janë marrë katër vota. Po ashtu edhe Alketa Agollit i janë vjedhur katër vota. Gjithsesi numërimi i votave sot nuk ndryshon rezultat se PD ka fituar dy mandate në listën e mbyllur në këtë qark.

Në rinumërimin e kutive të Dibrës rezultoi:

Alketa Agolli -10 vota

Basir Çollaku 8 vota

Xhemal Gjunkshi -17 vota

Përparim Spahiu  49 vota

Ismail Uka -4 vota

Ndërsa rezultati fillestar ishte:

Xhemal Gjunkshi 6125

Basir Çollaku  5254

Alketa Agolli 1549

Ismail Uka 1511

VIDEO nga numërimi:

Pas numërimit të votave të Dibrës, gjatë javës tjetër do të nisë procesi i rinumërimit të votave për qarqet Tiranë dhe Fier. Procesi i rinumërimit do të zhvillohet në ambientet e pallatit të sportit “Farie Hoti” në Tiranë dhe pritet të zgjasë rreth 18-20 ditë./ZËRI

Poll

MOS HUMB