Politikë

Hetimet ndaj deputetëve të PD, Berisha sulmon ministrin e brendshëm: Ky bastard i familjes Hoxha do marrë vendin që meriton

Berisha u shpreh se është e papranueshme që ministri i brendshëm të kërcënojë me hetime deputetët e opozitës

E.K
Hetimet ndaj deputetëve të PD, Berisha sulmon ministrin e
Sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët, ka sulmuar ministrin e brendshëm Ervin Hoxha, pasi ky i fundit tha sot se policia dhe garda kanë mbledhur provat, dhe kanë referuar materialet në SPAK, për deputetët e opozitës që kanë kryer akte dhune në seancën e djeshme në Kuvend. Berisha tha se është e papranueshme që ministri të kërcënoj deputetët e opozitës, të cilët pritet të hetohen nga Prokuroria e Posaçme.

“Unë sot gjithashtu dënoj me forcën më të madhe deklaratën e bastardit me tre mbiemra, direkt kërcënimet e tij bastardit të familjes Hoxha, kërcënimet e tij ndaj deputetëve të opozitës.

I them këtij bastardi, sikundër Edi Ramës, edhe Enveri të ngrihej nga varri, deputetët e opozitës as nuk tremben, as nuk tuten, por janë të vendosur ta çojnë gjer në fund mosbindjen civile dhe betejën për një Shqipëri pa narkodiktaturë, për një Shqipëri të shtetit ligjor dhe zgjedhjeve të lira.

Në këtë kontekst, i them këtij banditi të shndërruar në ministër për biografinë e tij, çlirohu nga inspirimet e diktatorit më satanik që ka njohur Shqipëria, sepse opozita dhe opozitarët do të japin ty vendin që meriton”, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij me gazetarët.

Ish-kryeministri vijoi me thirrjet e tij për mosbindje civile, në drejtim të mbështetësve dhe drejtuesve të strukturave të Partisë Demokratike.

“Së treti, jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë deputetëve të parlamenteve lokale, të bëjnë gjithçka në mosbindje civile për t’i shkurtuar ditët regjimit të drogës, krimeve monstruoze.

Të ftoj dhe njëherë të gjithë drejtuesit lokalë dhe qëndrorë të PD-së në dalin në ballë të revoltave dhe mosbindjes civile në të katër anët e vendit.

T’u faktojmë shqiptarëve dhe botës se diktatura në Shqipëri i ka ditët e shkurtra.

Se Shqipëria sundohet nga grupi mafioz më i rrezikshëm qeveritar në Europë. Se shteti ligjor është zëvendësuar me kodin e mafies. Se Shqipëria është vendi i të burgosurve politikë dhe i përpjekjes satanike të mafies shqiptare dhe ndërkombëtare për të shkatërruar opozitën e vendit në funksion të Edi Ramës, kryemafiozit të Shqipërisë dhe Europës.

Se shqiptarët janë të gatshëm për çdo sakrificë për të votuar të lirë si të gjithë qytetarët europianë. Se ata do përdorin të gjitha mjetet e ligjshme të protestës kur janë përballur me regjime diktatoriale në Europë dhe botë”, vijoi Berisha gjatë konferencës me gazetarët./ZËRI 

Poll

MOS HUMB