TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dha sërish një mesazh për hetimin që ka nisur SPAK ndaj tij. Në një takim që ka publikuar sot me disa pensionistë, Veliaj ka prekur edhe njëherë çështjen e tij. Në fjalën e tij, kryebashkiaku tha se nuk do të dorëzohet nga "letrat anonime", por do ta lërë postin vetëm nëse e mundin me votë. Kjo ishte dalja e parë e Veliaj për këtë vit, pas fjalës që mbajti në Këshillin Bashakiak për të njëjtën çështje.
BISEDA MES TË MOSHUARVE DHE KRYEBASHKIAKUT:
Erion Veliaj: Nuk dorëzohem unë... mos ki merak.
I moshuari: E drejta triumfon!
Erion Veliaj: Nuk dorëzohem unë, e di për çfarë po ma thua. Po të duan ta marrin me votë, por me hile me anonime nuk... Po ti kenë votat ta marrin dhe e lë vetë, iki dhe shkoj shoh punën time.
I moshuari: Njerëzit që punojë nuk i duan!
Erion Veliaj: Nuk ta fal njeri suksesin, mazallah! Mesa duket kështu është ndarë. Nuk dorëzohem unë me këto personazhe se nuk e meritojnë. U them këtyre shokëve të mi...se kemi shokë edhe nga e djathta se kemi qenë në shkolla bashkë...dhe i them që po më thatë që keni bërë 1 shkollë, e lë unë këtë punë. Por të mos kesh bërë një shkollë, e ti thuash tjetrit që ka bërë 45 'rri tani ti'...Iku ai sistemi i letrave anonime. Po jeni burra shkoni në fletëvotimi. Po keni vota, po keni mbështetje në popull. Megjithatë duhet me ec përpara.
-
Berisha: Ja çfarë bisedoi Veliaj me Ramën para se të nisej në SHBA
29 Dhjetor, 21:31 -
-
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur një hetim ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Dy ditë më parë kryebashkiaku u thërrit në SPAK ku dëshmoi për 5 orë. Veliaj tha se ishte thirrur për të "bashkëpunuar" me SPAK, pasi kishte mbërritur një denoncim një qytetar anonim. Sipas kryebashkiakut të Tiranës, ai quhet Nesti Angoni, ndërsa shton se ky qytetar nuk ekziston. Kryebashkiaku i Tiranës e konsideroi denoncimin anonim ndaj tij si një kurth, teksa bëri me dije se do të jetë bashkëpunues me drejtësinë. Ndërsa SPAK-u dje bëri të ditur se Veliaj dhe familjarë të tij, po hetohen jo vetëm për “korrupsion pasiv”, por edhe me vepra të tjera penale si “korrupsion aktiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurish”./ZËRI