Politikë

Senati i kthen presidentit Biden propozimin për emërimin e David Kostelancik

Në këto kushte, kur Senati as nuk e ka konfirmuar dhe as refuzuar kandidaturën brenda afatit që ka në dispozicion, i mbetet presidentit të ri që të vendosë.

k.m.
Senati i kthen presidentit Biden propozimin për emërimin e David
David Kostelancik

SHBA- Senati Amerikan, më 3 janar të këtij viti ka kthyer propozimin për emërimin e David Kostelancik si ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Në këto kushte, kur Senati as nuk e ka konfirmuar dhe as refuzuar kandidaturën brenda afatit që ka në dispozicion, i mbetet presidentit të ri që të vendosë. Pra, për ambasadorin e ri në Shqipëri, do të vendosë presidenti i ardhshëm Donald Trump. 

Senati i kthen presidentit Biden propozimin për emërimin e David

Pasi të emërohet në detyrë më 20 janar, Trump pritet që të emërojë ambasadorin e ri në Tiranë.

David J. Kostelancik është kandidatura e propozuar nga presidenti amerikan Joe Biden në Janar të vitit 2023 si ambasador të Shqipërisë në SHBA pas largimit të Yuri Kim. Por pas 2 vitesh nga propozimi i emrimit të tij dhe nga largimi i Yuri Kim, ambasada amerikane në Shqipëri ende nuk ka një përfaqësues. 

David Kostelancik, shërben aktualisht si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Gjeneralit Mark Milley. Ai ka shërbyer më herët si zëvendës Shef i Misionit dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë i përkohshëm në Ambasadën e SHBA-së në Budapest të Hungarisë. Kostelancik ka shërbyer edhe më parë në Shqipëri në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e re të SHBA-së në Tiranë. Para emërimit të tij si ambasador, ai shërbeu si Këshilltar për Politikën e Jashtme të Shefit të Shtabit, Gjeneral Mark Milley. Detyra të tjera ku Kostelancik është përfshirë janë Misioni i SHBA në OSBE dhe Misioni i SHBA në NATO, duke u fokusuar dhe në bashkëpunimin e sigurisë me Rusinë, Ambasadën e SHBA në Shqipëri dhe Ambasadën e SHBA në Turqi. Ndërkohë, aktualisht, ambasadën amerikane në vendin tonë e drejton E ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn./ZËRI

Poll

MOS HUMB