TIRANË- Më 20 janar do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ceremonia e presidentit të 47-të, Donald Trump. Ai do të betohet për të dytën herë si president i SHBA-ve, pasi fitoi ndaj kundërshtares së tij demokrate zëvendës presidentes në largim Kamala Harris.
Sipas “WebLajm.com”, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka marrë ftesë zyrtare që të jetë pjesë e ceremonisë së betimit. Po ashtu edhe ose nuk është konfirmuar zyrtarisht, pritet që të marrë pjesë edhe presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama.
Në këtë ceremoni janë të ftuar personalite dhe liderë politikë nga e gjithë bota. Donald Trump do të rikthet për të dytën herë në Shtëpinë e Bardhë pas një fitoreje historike ndaj kundërshtarëve të tij. /ZËRI