Politikë

Berisha: Ja çfarë bisedoi Veliaj me Ramën para se të nisej në SHBA

Berisha pretendon se ka siguruar bisedën që është zhvilluar mes Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama.

k.m.
Berisha: Ja çfarë bisedoi Veliaj me Ramën para se të nisej
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një takim me demokratët e degës 8 në Tiranë. Në takimin e tij me demokratët, Berisha nuk i ka kursyer komentet për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. Më konkretisht, u ndal tek udhëtimi i këtij të fundit për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Berisha pretendon se ka siguruar bisedën që është zhvilluar mes Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama.

“U nis për në SHBA për t’u thënë atyre hajdutëve përreth, se do të gjejë atje shpëtimin. E kuptoni, pse e duan Amerikën këta? Këta mendojnë se, Amerika është rifurxhio për hajdutët. Absolutisht, do ta kthejë FBI atë paketë, të paketuar. Para se të nisej, Rama i thotë: “Ku po shkon? Pse po shkon”? Po shkoj, i thotë, se këta, ja çfarë më bënë. “Çfarë të bënë”, i thotë Rama? I kthehet Ramës: “Po ata të shpëtuan ty, në rastin e McGonigalit, edhe mua mund të më shpëtojnë”. Gabojnë. Rama nuk shpëton kurrë nga McGonigal. Jo, ua them unë ju. Drejtësia vonon, por nuk harron. Ta ketë shumë të qartë se, për korruptimin e McGonigal, Rama do të marrë një dënim pak më të madh se sa Mc Gonigal,"-tha Berisha.

Dje, teksa Veliaj u nis për në SHBA, kryedemokrati Berisha shkroi në rrjetet e tij sociale se kryebashkiaku po arratisej nga vendi pas hetimit që ka nisur SPAK për të. Por përgjigjia i erdhi nga Veliaj, i cili lajmëroi se kishte një takim dhe se do të kthehej për ndërrimin e viteve në Tiranë./ZËRI

Poll

MOS HUMB