TIRANË-Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në platformën 'X' u është përgjigjur kritikave për një mosreagim pas deklaratës së ministres serbe, Snezhana Paunoviç e cila u shpreh se nëse do të kishte qenë në vend të Sllobodan Millosheviçit do të "spastronte etnikisht Kosovën".
I pari ishte ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili duke komentuar situatën, tha se pret një reagim më të fuqishëm dhe më konkret nga Shqipëria. Po ashtu edhe sot në Kuvend, deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, akuzuoi mazhorancën për mungesë qëndrimi. Rama në përgjigjen e tij, shprehet se reagimi ka ardhur përmes ministrit të jashtëm, siç bën një shtet me respekt për veten dhe se nuk ka pse të përgjigjet ndaj çdo deklarate provokuese që vjen nga Beogradi.
Kreu i qeverisë kritikoi gjithashtu edhe reagimet e disa zërave në Tiranë, duke i akuzuar se shfrytëzojnë situata të tilla për protagonizëm politik.
Edi Rama: Ideja që çdo person me zë publik, çdo institucion dhe autoritet, duhet të reagojë ndaj çdo idiotësie të thënë në serbisht - madje edhe nga personazhe, ekzistencën e të cilëve e dinte vetëm familja e tyre derisa e shprehën idiotësinë - është një ide që tregon se sa pak e respektojnë veten dhe vendin e tyre ata që ngrenë kurthin dhe kërkojnë të dinë pse ky apo ai nuk reagoi! Ne kemi reaguar përmes ministrit të jashtëm, siç bën një shtet me respekt për veten, dhe kushdo që pret që ne të shndërrohemi në një kor histerik sa herë që ndonjë zog që cicëron në Beograd flet pa kuptim, ka gabuar adresën. Mjafton të shikoni reaktorët e momentit nga Tirana, se si gjejnë një kal të ngordhur për të pozuar për selfie luftëtarësh në vijën e frontit, dhe menjëherë e kuptoni pse lloji i tyre meriton vetëm raundin tjetër të mëshirës, ndërkohë që nëse doni të mbani anën tuaj, duhet të gjeni kohë t'i lexoni edhe ato.
Cila ishte deklarata e ministres serbe?
Gjatë një interviste për median serbe Kurir, ministrja serbe është shprehur se nëse do të kishte pasur të njëjtën liri veprimi si ish-presidenti serb Slobodan Millosheviç, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.
“Për të metat dhe budallallëkun tonë, nëse do të kisha qenë e lirë si Millosheviqi, do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998”, deklaroi ministrja serbe gjatë një nterviste.

