
BAKU- Një takim ka ndodhur në Baku të Azerbajxhanit. Duket se kryeministri Edi Rama ka negoociuar një takim mes presidentit të Qipros, Nikos Christodoulides dhe kryediplomatit turk, Hakan Fidan. Takimi është zhvilluar në Baku, ku politikanët po merr pjesë në Samitin e OKB-së për Klimën COP29. Por edhe pse pamjet e takimit janë zbuluar, ende nuk dihen detaje lidhur me temat e diskutimit mes 3 politikanëve.
Rama ishte pjesë e takimit të zhvilluar në Budapest, ku morën pjesë Christodoulides, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe ministri Hakan. Por takime të tilla ngjallin reagim në shtetin helen. Takimet e zyrtarëve turq me presidentin qipriot zemërojnë nacionalistët në Turqi, pasi konsiderohen se krijojnë përshtypjen e njohjes së Republikës së Qipros.
Historikisht, marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë kanë qenë të tensionuara dhe kanë qenë të përqendruara kryesisht te Qipro. Turqia e njeh Qipron, si Republika Turke e Qipros Veriore.
Kombet e Bashkuara e njohin atë si një “territor të Republikës së Qipros që aktualisht është nën qeverisjen turke”. Për këtë çështje, Qipro dhe Turqia i kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike zyrtare që nga viti 1974. Mes dy vendeve pati tensione të shtuara në vitin 2020, e asokohe u përfol se ndërmjetës për një marrëveshje paqeje mes palëve do të ishte kryeministri Edi Rama. Megjithatë, plani nuk u implementua kurrë!/ZËRI