Politikë

KLP dënoi sulmet ndaj kreut të SPAK, Berisha sulmon kryetaren e KLP: Je skllave e Altin Dumanit

Në fjalimin e tij të përnatshëm nga ballkoni, Berisha e quajti kryetaren e KLP-së skallve të Altin Dumanit.

I.F
KLP dënoi sulmet ndaj kreut të SPAK, Berisha sulmon kryetaren e KLP:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërcënuar kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani pasi ajo dënoi sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe Altin Dumanit. Në fjalimin e tij të përnatshëm nga ballkoni, Berisha e quajti kryetaren e KLP-së skallve të Altin Dumanit.

“Të dashur miq, sot kryetarja e KLP-së, zonja Bogdani, e cila është kryetare e KLP-së, kandidatura e Arben Rakipit, e mafiozit, e kryemafiozit të Shkollës së Magjistraturës dhe xhelatit të Sigurimit të Shtetit, sot ka bërë një komunikatë pas sulmeve të ligjshme që unë me fakte, me dokumente kam bërë kundër Altin Dumanit, mercenarit të organizatës kriminale Skapi i partisë dhe BKH-së, kundër prokurorëve skapistë që i paguajnë qytetarët shqiptarë sa 70 pensionistë në muaj. Që marrin rrogat më të larta në Ballkan dhe si gjakpirës tregtojnë me dosje krimi gjithë natën dhe ditën me vrasësit dhe trafikantët për t’u marrë ryshfete dhe gjoba. Për të falsifikuar dokumente dhe për t’i fshehur ato. Për të prishur provat dhe lehtësuar krimet e tyre. Zonja Bogdani, nuk të njoh dhe nuk e kam për mbarë që për njerëz që nuk i njoh, të flas. Por për deklaratën tënde, së pari duhet të siguroj çdo punonjës të institucioneve të Shqipërisë, që bëjnë punën me nder, që bëjnë punën me përkushtim, unë kam vetëm respekt dhe vetëm respekt. Por ti zonjë, që reagove sot, ti je skllave e Vath Stakës dhe Altin Dumanit”, u shpreh Berisha.

Sot Këshilli i Lartë i Prokurorisë përmes një deklarate reagoi ndaj gjuhës fyese dhe kërcënuese që është bërë në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumani nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta. KLP përmes deklaratës të saj tha se përpjekjet për të ndikuar ose frikësuar institucionet e drejtësisë janë sulme ndaj parimeve themelore të integritetit dhe drejtësisë, që mbështesin zbatimin e ligjit në vend. /ZËRI

Poll

MOS HUMB