Politikë

Petrit Doda zgjidhet kreu i PD në Kamëz, Dogjani koment Berishës: Kështu do të fitojmë?

Në koment ai ka shkruar se pse nuk është ftuar deputeti më i votuar i zonës dhe pyet Berishën, nëse do të fitojnë kështu.

I.F
Petrit Doda zgjidhet kreu i PD në Kamëz, Dogjani koment Berishës:
Asllan Dogjani

TIRANË- Përzgjedhja e Petrit Dodës në krye të degës së Partisë Demokratike në Kamzë ka shkaktuar pakënaqësi brenda PD-së. Deputeti Asllan Dogjani komentoi në postimin e kreut të PD-së Sali Berisha për faktin se nuk është thirrur për të qenë prezent në momentin e prezantimit. Në koment ai ka shkruar se pse nuk është ftuar deputeti më i votuar i zonës dhe pyet Berishën, nëse do të fitojnë kështu.

"Suksese Petrit Dodes se ja vlen. Por besoj se eshte e demshme ne keto momente kur behet prezantimi i kryetarit te partise dhe nuk thirret deputeti me i votuar i zones…… une nuk kam nevojë për ftesa as per cermoni se vazhdimisht jam ne kontak me qytetaret e Kamzës e Paskuqanit, por a keshtu do fitojme?", shkruan Dogjani. 

Petrit Doda zgjidhet kreu i PD në Kamëz, Dogjani koment Berishës:

Petrit Doda u prezantua dje si kreu i degës së PD-së në Kamëz, por kjo duket që ka shkaktuar pakënaqësi tek Dogjani. ZËRI

Poll

MOS HUMB