Politikë

"Kokë më kokë" në Budapest: Takimi joformal i Mitsotakis, Erdogan, Kristodoulidis dhe Ramës

Takimi është zhvilluar pak para nisjes së takimit të sesionit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.

k.m.
"Kokë më kokë" në Budapest: Takimi joformal i
Takimi në Budapest

BUDAPEST- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, presidenti i Republikës së Qipros, Nikos Christodoulidis dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kanë zhvilluar një takim informal në Budapest. Takimi është zhvilluar pak para nisjes së takimit të sesionit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.

Sipas medias greke "Protothema", në këtë diskutim të shkurtër jozyrtar, të katër liderët shkëmbyen mendime mbi rezultatin e zgjedhjeve amerikane, zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Qipros, Konstantinos Letympiotis ndau pamjet e takimit dhe diskutimet që u zhvilluan në tavolinë.

"Christodoulidis pati një takim dhe bisedë me Erdogan, në prani të ministrit të Jashtëm turk Hakan Fidan, ndërsa më pas erdhën Mitsotakis dhe Rama. Christodoulidis pati mundësinë të bisedojë me presidentin turk Erdogan, si dhe me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan,"-shkruan ai. 

Kaq është informacioni i vetëm që është bërë me dije për takimin. Për detaje të tjera, të gjithë liderët e tjerë janë treguar të rezervuar që t'i ndanin për mediat dhe publikun./ZËRI

Poll

MOS HUMB