Politikë

Destinacion i njëjtë por në data të ndryshme, Rama dhe Berisha takim me diasporën në Londër

Kreu i PD-së njofton se takimi i radhës do të mbahet në Londër, ku të pranishëm do të jenë deputetët demokratë Floriana Garo, Alfred Lela dhe Besart Xhaferri.

I.F
Destinacion i njëjtë por në data të ndryshme, Rama dhe
Partia Demokratike

TIRANË- Partia Demokratike dhe ajo Socialiste do të zhvillojnë turin e ardhshëm me diasporën shqiptarë në Londër. Destinacioni është i njëjtë, por koha e ndryshme. Kreu i Partisë Demokratike Sali Berixsha lajmëroi se do të zhvillojë këtë të dielë takim në Londër. Takimi do të zhvillohet nga tre deputetët demokratë Floriana Garo, Alfred Lela dhe Besart Xhaferri.

“Ju ftoj të na ndiqni në takimin të organizuar nga Dega e PD-së në Londër dhe aktivistë të diasporës. Do të jem në lidhje live me ju, ndërkohë në takim në adresën më poshtë ju mirëpret Floriana Garo, anëtare e Kryesisë, Alfred Lela, Drejtor i Komunikimit dhe Besart Xhaferri, Kryetar i FRPD. E diel, 17 nëntor 2024, @ 1 PM, Adresa: Ëalthamstoë, Siddeley Road, London E17 Ky takim është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë shqiptarët e diasporës që të bëhen pjesë e diskutimeve tona mbi çështjet e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë”, shkruan Berisha.

Ndërsa, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takim me diasporën javën e ardhshme më 24 nëntor. Takimi i fundit i Ramës u mbajt me diasporën në Selanik të Greqisë më 3 nëntor.

Destinacion i njëjtë por në data të ndryshme, Rama dhe

Kjo nismë përkon edhe me faktin që për herë të parë në Shqipëri, vitin që vjen do të implementohet edhe vota e diasporës, ku emigrantët do të votojnë me postë. E ndërkohë që Rama ka nisur turin dhe është takuar me diaporën, opozita nga ana tjetër ka zhvilluar vetëm një takim në SHBA, ku kishte dërguar drejtuesin politik të qarkut të Tiranës, Belind Këlliçin./ZËRI

Poll

MOS HUMB