Politikë

Berisha: Masat e sigurisë i shtuan votat Donald Trump! Do më ndihmojnë edhe mua

Kreu i PD deklaroi se do të paraqitet të hënën, e 6 janarit 2025 në SPAK.

F.I
Berisha: Masat e sigurisë i shtuan votat Donald Trump! Do më
Sali Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se do të zbatojë vendimin e Apelit të GJKKO-së që riktheu masën “detyrim paraqitje” ndaj tij. Kreu i PD deklaroi se do të paraqitet të hënën, e 6 janarit 2025 në SPAK. Berisha në konferencën me gazetarët tha se, masat e sigurisë ndaj tij, do ti shtojnë vota, ashtu siç ndodhi me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump. 

"Kemi të bëjmë me një krim të shëmtuar kushtetues. Arsyetimi ishte se Berisha po sulmon Gjykatën dhe SPAK. Sidoqoftë, çështja është në Strasburg. Avokatët ia përcjellin Strasburgut edhe këtë vendim. Do të paraqitem, sepse Parlamenti ka dhënë autorizim për arrestimin tim. E kam bërë të qartë, që unë, gjersa është një proces që buron nga parlamenti, do paraqitem. Nuk kam kërkuar gjë tjetër, vetëm parlamentin. Këtu nuk ka nevojë sepse parlamenti ka dhënë një autorizim për arrestimin tim, pastaj se çfarë bëjnë këta me njëri-tjetrin, urdhëro tani. A e pengoi gjë Donald Trumpin masa e paraqitjes së tij në 5 gjykata çdo javë? Përkundrazi i shtoi vota dhe i afroi fitoren. Kjo do të jetë edhe për Sali Berishën, të jemi të sinqertë, se ekziston sensi i të drejtës tek qytetarët dhe ky është një faktor që më ndihmon mua, sepse e shohin se çfarë regjimi është. Dolën siç janë, shkon e merr masë dhe i thotë gjykatësit, se ky na sulmon ne, d.m.th ai nuk mund të sulmohet. Ai mund të ketë 4 banesa me rrogë shteti dhe nuk mund të sulmohet, ajo tjetra katër mbiemra dhe nuk mund të sulmohet. Lëre mos e pyet. Edi Rama me lidhje monstruoze krimi të gjithanshëm dhe nuk mund të sulmohet. Ndaj dhe këto eksperienca e SHBA dëshmon se këto e ndihmuan presidentin Trump, sipas studimeve. Unë nuk kam studim për veten time, por gjykoj se do më ndihmojnë,"- i shpreh Sali Berisha.

Paraditen e 3 janarit u mbajt në Apelin e Gjykatës së Posaçme seanca e radhës për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha, pas ankimimit të Prokurorisë së Posaçme, kundër vendimit për heqjen e masës së “arrestit në shtëpi” nga GJKKO. Por, GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e mëprashëm, ku ka caktuar detyrim paraqitje dy herë në muaj ndaj Berishës. SPAK kërkoi që mbetetej në fuqi masa që iu revokua nga gjyqtarja Fjorela Davidhi. Por, kërkesa u hodh pshtë nga Apeli i GJKKO./ZËRI

Poll

MOS HUMB