Politikë

‘Shqipëria në BE në 2030!’/ Rama për Corriere della Sera: Në maj mirëpres me përulësi votën e qytetarëve

Kështu e nis prezantimin e saj për kreun e qeverisë shqiptare media e huaj "Corriere", e cila ka marrë një intervistë nga Rama. 

k.m.

‘Shqipëria në BE në 2030!’/ Rama për Corriere

ITALI- Kryeministri Edi Rama ka udhëhequr Shqipërinë që nga viti 2013 dhe ka shënuar tre fitore radhazi (rekord për vendin e tij), por tani po përgatitet t'i kërkojë popullit të tij një mandat të katërt. Kështu e nis prezantimin e saj për kreun e qeverisë shqiptare media e huaj "Corriere", e cila ka marrë një intervistë nga Rama. Në intervistë, shefi i qeverisë shqiptare u shpreh se ka dëshirë që Shqipëria t'i bashkohet Bashkimit Europian brenda vitit 2030, ndërsa foli edhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. 

INTERVISTA E PLOTË:

‘Shqipëria në BE në 2030!’/ Rama për Corriere

Kryeministër, viti 2024 ishte një vit me shumë zgjedhje në botë. Sipas jush, çfarë “fotografie” mund t’i bëjmë rezultateve, duke filluar nga zgjedhjet europiane dhe ato për kreun e ardhshëm të Shtëpisë së Bardhë?

Edi Rama: Bota demokratike në përgjithësi më duket se ka hyrë në një fazë mundimesh të mëdha dhe, për fat të keq, në vitin që sapo ka filluar me akoma më shumë paqartësi krahasuar me atë se si përfundoi 2024-ta”.

Si ishte viti 2024 për Shqipërinë? Dhe si duket viti 2025?

Edi Rama: Ishte një vit i shënuar me një psherëtimë lehtësimi, falë faktit që më në fund u ulëm në tryezën e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, pas një procesi të gjatë reformash, plot pengesa të vështira. Ndjesia është e ngjashme me atë të marinarëve, të cilët, pas një lundrimi të gjatë, më në fund shohin tokën.

Cilat janë sfidat kryesore me të cilat përballet vendi juaj?

Edi Rama: Gjithçka që do të na çojë në hapin e madh historik të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe transformimit të Shqipërisë në një vend ku e kaluara nuk mund ta mbajë më peng të ardhmen.

Ju jeni kryeministër që nga shtatori 2013: nëse do t'ju duhej të jepnit një notë, cila do të ishte ajo?

Edi Rama: Nuk më takon mua t'i jap vetes një votë. Majin e ardhshëm do të mirëpres me përulësi votën e qytetarëve që është ajo që ka rëndësi...

A ju befasoi fitorja e Donald Trump në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara nëntorin e kaluar?

Edi Rama: Jo, aspak. Kuptohej në ajër.

Si mendoni se do të performojë Trump në mandatin e tij të dytë?

Edi Rama: Si dikush që është kthyer në majë të botës pasi ka qenë në buzë të greminës, madje duke prekur vdekjen. Ai kurrë nuk e fshehu besimin e tij se Zoti kishte një arsye specifike për ta mbajtur atë gjallë teksa kandidoi për Shtëpinë e Bardhë.

Në cilin vit mendoni se Shqipëria do të anëtarësohet në BE?

Edi Rama: Unë nuk jam një parashikues. Shpresoj në vitin 2030.

Në Evropë, pjesëmarrja në votime ka rënë. Në Itali, për shembull, në disa zgjedhje lokale pjesëmarrja është nën 50%. Sipas jush, çfarë po ndodh me shoqëritë?

Edi Rama: Në Shqipëri, mund të them se ende mbajmë nivele të mira pjesëmarrjeje, duke marrë parasysh vetëm qytetarët rezidentë në vend. Do të jetë interesante të shohim se sa do të votojnë për herë të parë nga jashtë. Sa i përket Evropës, ndoshta po përhapet një ide gjithnjë e më e zakonshme që, në fund të fundit, asgjë nuk ndryshon dhe që votimi nuk ka ndonjë rëndësi. Kjo është shqetësuese, sepse mund të nënkuptojë që një histori e vjetër dhe shumë e keqe rrezikon të përsëritet.

Jeni edhe artist, por edhe familjar. Si mundet të qeverisni një vend të komplikuar dhe në të njëjtën kohë të vazhdoni jetën private dhe pasionet tuaja?

Edi Rama: Gruaja ime mund t'ju japë përgjigjen e vërtetë. Sepse është ajo dhe fëmijët tanë që e dinë më mirë se kushdo, përfshirë edhe mua, që të flasësh për jetën private, në kushtet e mia, është pothuajse një eufemizëm. 

Pra, më thuaj një gjë që do të dëshironit të ndodhte në 2025 dhe një gjë që do të dëshironit të sillnit në vitin e ri nga 2024.

Edi Rama: Pa dyshim, unë do të doja t'i jepej fund luftës në Ukrainë. Nga viti 2024 do të doja të sjell moshën time, por fatkeqësisht do të jem një vit më i madh.

E konsideroni veten më të dashur dhe të vlerësuar jashtë vendit apo në vendin tuaj?

Edi Rama: "I dashur" është një fjalë shumë e madhe për të pretenduar, veçanërisht në kohët kur mediat sociale dhe platformat dixhitale e kthejnë gjithçka në mish të grirë. Por nuk do të ankohesha kurrë.

Mendoni se do rizgjidheni për të katërtën herë radhazi?

Edi Rama: Të kandidosh për një mandat të katërt dhe të kesh mbështetje premtuese është diçka e veçantë.

Kush do të jetë aty pas Ramës, kur Rama të vendosë të bëjë diçka tjetër?

Edi Rama: Me lejen e Zotit dhe shëndetit, shpresoj për një jetë me një celular që merr pak mesazhe. Kjo do sillte një Ramë tjetër. Pjesa tjetër do të pasojë./ZËRI

Poll

MOS HUMB