Politikë

Vota e diasporës, regjistrimet fillojnë më 11 Janar

Nga 11 Janari, shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë vendit do të kenë mundësi të regjistrohen në portalin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të pasur kështu mundësi për të ushtruar të drejtën për të votuar në zgjedhjet e përgjishme, parlamentare.

k.m.
Vota e diasporës, regjistrimet fillojnë më 11 Janar
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Me ardhjen e 2025, Shqipëria ka hyrë në vit zgjedhor! Për herë të parë këtë vit do të implementohet edhe vota e diasporës. Kështu që nga 11 Janari, shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë vendit do të kenë mundësi të regjistrohen në portalin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të pasur kështu mundësi për të ushtruar të drejtën për të votuar në zgjedhjet e përgjishme, parlamentare.

Mesazhin e parë për këtë vit e ka përcjellë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili edhe njëherë ka sqaruar për të gjithë procedurën e regjistrimit.

“Duke uruar gjithë shqiptarët për një Vit të Ri 2025 me shëndet e mbarësi për ta, njoftoj se në datën 11 Janar 2025, fillon procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 Maj 2025. Regjistrimi do të bëhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të votuesve nga jashtë në të cilën mund të hyhet nga aplikacioni KQZ, ose nëpërmjet faqes së internetit të këtij institucioni,”-tha Celibashi.

Më 11 janar, platforma online "PER" do të hapet për të pritur aplikimet e emigrantëve që duan të regjistrohen si votues nga jashtë. Për të gjithë ata që duan të votojnë, platforma do të rrijë e hapur deri në 6 mars. Për t'u regjistruar duhet të futeni në faqen e KQZ-së dhe të klikojnë në seksionin “votues nga jashtë”. Pasi të klikojnë duhet që të vazhdojnë me procedurat dhe kërkesat e Komisionit të Zgjedhjeve. Pasi aplikimi të ketë përfunduar, brenda 5 ditëve, KQZ u kthen përgjigje brenda 5 ditëve duke njoftuar nëse aplikimi i tyre është pranuar, ose jo. Nëse aplikimi është i suksesshëm, KQZ do t'u dërgojë emigrantëve fletën e votimit me postë. Pasi vullneti të jetë nënshkruar në letër, fleta e votimit do të kthehet sërish me postë në Shqipëri për t'u numëruar më 11 maj./ZËRI

Poll

MOS HUMB