Politikë

Rama “takohet” me Ismail Qemalin, uron Vitin e Ri me videon e realizuar nga AI: Ju urojmë një ditë sa më të qetë

Sipas videos të realizuar me AI, të dy shëtisin nga Tirana në Vlorë.

I.F
Rama “takohet” me Ismail Qemalin, uron Vitin e Ri me videon e
Edi Rama dhe Ismail Qemali, pamje të realizuara me AI

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar Vitin e Ri për shqiptarët, por kësaj here ndryshe nga më parë. Rama ka uruar, përmes një videoje të realizuar nga Inteligjenca Artficiale, ku shfaqet me Ismail Qemalin.

Sipas videos të realizuar me AI, të dy shëtisin nga Tirana në Vlorë.

“Mirëmëngjes, nga Ismail Beu dhe unë, e me urimin që 2025-a të ketë ardhur e mbarë për të gjithë ju, ju urojmë kudo jeni një ditë sa më të qetë”, shkruan Rama në Facebook.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB